Hajri Haklaj ka lindur dhe është rritur në Tropojën e bukur. Ajo është koreografe dhe i dashuron vallet e Tropojës.
Në një bashkëbisedim më të, do mësojmë disa të dhëna të rëndësishme, për vallet dhe në veçanti për vallen më të dashur, në mbarë shqiptarinë, vallen e Tropojes.
Që në moshën 6 vjeçare e ka ushtruar këtë pasion të saj, fillimisht nëpër festat familjare, e më pas në aktivitet në shkollë.
Tropojanët duke qenë të ndjeshëm ndaj artit dhe sidomos ndaj artit autokton, popullor tradicional, ku koreografia Hajri Haklaj, ka marr pjesë nëpër shumë konkurse në shkollë, duke fituar çmime të ndryshme, por shpeshherë edhe çmimin e parë.
Pas shkollës shprehet koreografia: “Kam marr pjesë në aktivitetet të organizuara në pallatin e kulturës, në të gjitha koncertet”.
Në festivalet e Gjirokastrës në vitin 1973-1974, e reja nga Tropoja ishte pjesë e këtij festivali, por ka qenë pjesëmarrëse në festivalin e Ohrit. Më pas ajo numëron me qindra pjesëmarrjen e saj nëpër aktiviteteve brenda dhe jashtë vendit.
Koreografia kujton: “Kam marr pjesë në takimin e estradave në Peshkopi, ku dhe kam marr medalje dhe flete nderi, ndërsa në festival në Zvicër, kam marr pjesë, duke sjell aty motive të valles së Tropojes”.
Ajo kujton me dashamirësi, por edhe me shumë seriozitet punën me profesorin e nderuar Ramazan Bogdanin dhe Engjëll Tershanën. Kërcime e para thotë koreografia: “Kam realizuar me koreografin Skënder Haklaj, pra me vëllain tim. Ai ka qenë edhe nxitësi, që unë të merreshe ma këtë profesion të shpirtit. Në fillim si valltare të para ishim: Bub Mici, Hajrie Haklja ,Nurie Mulosmani, Shpresa Basha. Më vonë ky grup erdhi dhe u zgjerua me vajza dhe djem nga Tropoja.
Vallet të cilat ajo i ka ekzekutuar janë: Vallja e lirë e Tropojes, Vallja e Bytyçit, valle të kombinuara, valle humoristike, valle dasmash të ndryshme. Më pas kemi ushtruar vallen e gështenjave. Në kohën e mbledhjes së gështenjave ishte një periudhë, ku ishte aksioni për mbledhjen e tyre. Dhe në këtë kohë u bë një valle, që ia vendosen emrin vallja e gështenjave. Vallja më e vlerësuar ka qenë edhe vallja e Tropojes.
Kjo valle është e larmishme dhe tepër ritmike. Vallet më të bukura i kam realizuar me Skënderin, si vallen dyshe, valle të kombinuara bashkë, vallja dyshe motër e vëlla, Skënder dhe Hajrie Haklaj”.
Ndërsa kur e pyetem koreografen, se cila isha këshilla, e cila vëllai i saj i jepte, ajo tha:
“Këshilla e Skënderit, vëllait tim, por mbi të gjitha “Mjeshtrit të Madh”, koreografit të mirënjohur ishte të ruajtja thelbin e valles së Tropojes, të mos fusim asnjë lëvizje tjetër të tepëruar, si dhe të jem e qeshur në skenë, që e cila lidhet me komunikimin me publikun”.
Po këshilla jote për të rinjtë e sotëm në lidhje me kulturën dhe artin tradicional, cili është:
“Këshilla ime është që krahas valleve të krahinave të tjera mos të harrojmë asnjëherë vallen e Tropojes. Vallja e Tropojes duhet të mësohet nga të rinjve dhe të kalojë brez pas brezi. Ajo është âshti i shpirtit tropojan” – shprehet koreografia Hajri Haklaj.