Kryelegalisti Shpetim Axhami, përmes një publikimi në rrjetet sociale, ka përkujtuar 2 prillin e vitit 1991, ngjarje në të cilën pas një revolte dyditore të qytetarëve shkodranë kundër vjedhjes së votave në zgjedhjet e 31 marsit, mbetën të vrarë 4 të rinjë të këtij qyteti, duke e bërë të përgjakshme revoltën e parë masive që vinte në kontekstin e zhvillimeve për përmbysje të diktaturës moniste.
Axhami, në reagimin e tij, ka apeluar për vëmendje dhe revokim të historiografisë shqiptare, duke ndricuar dhe duke nxjerrë në dritën e së vërtetës ato momente dhe ngjarje të cilat kanë sjellë pikëkthesa të shumta, si dhe janë pjesë e pashmangshme e rrugëtimimit të kombit tonë.
Publikimi i plotë:
Dëshmorët duhet të kujtohen nē çdo kohë.
Mos të harrojmë, ndryshe përsëritet.
Si sot, me 02 Prill 1991, para 29 vitesh në Shkoder, egërsira komuniste tashmë e plagosure dhe nē grahmat e fundit të të dhēnit shpirt, ashtu si edhe ndodh, behet më e egër duke goditur antishqiptarisht.
Lavdi deshmoreve të rënë për një demokraci të vërtetë.
Arben Broci .
Nazmi Kryeziu .
Besnik Ceka .
Bujar Bishanaku me 2 Prill 1991 në Shkoder.