InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

30 mjekët e infermierët në Itali, analiza e gazetarit italian: Rama nuk është i mirë, por dinak

2 Prill, 2020
in Artikuj, InfoPress, Opinione
A A
30 mjekët e infermierët në Itali, analiza e gazetarit italian: Rama nuk është i mirë, por dinak

Nga Alberto Negri 

Media italiane, tepër injorante për çështjet e jashtme, është mallëngjyer nga ‘mirësia’ e liderit shqiptar Edi Rama që ka dërguar këtu 30 mjekë e infermierë. Bëhet fjalë për një akt politik dhe ekonomik, jo akt mirësie.

Popullsia shqiptare në Itali është rreth 500 mijë, një e pesta e gjithë popullsisë shqiptare, që gjeneron burime të rëndësishme për ekonominë e Tiranës. Një popullsi për t’u mbajtur nën kontroll pasi është e mësuar me futje të vazhdueshme që ndoshta përbëjnë një të tretën e prodhimit të brendshëm bruto të Shqipërisë. Rama nuk është i mirë, është dinak e i zgjuar. Bënte përkthyesin për gazetarët në vitet ’90 gjatë revoltës kundër Berishës, e njohim mirë.

Rama do shumë më tepër Shtetet e Bashkuara dhe Turqinë e Erdoganit se Italinë, por i është mirënjohës Romës për dy gjëra:

1. Italia ka përkrahur hapjen e negociatave për hyrjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, që mori dritën e gjelbër nga Brukseli pikërisht tani, më 27 mars.2. Rama i është mirënjohës Italisë për ndihmat e çdo lloji që merr, edhe në fushën e sigurisë dhe narkotrafikut, e sidomos sepse shqiptarët në Itali janë shtyllat e ekonomisë së tij.

Aq shumë e do Edi Rama Italinë saqë ishte gati të pranonte shembjen e godinës së parlamentit në Tiranë e të ndërtonte një tjetër me paratë e Erdoganit, financues tashmë i shkollave e xhamive. Ishte D’Alema ai që e bindi të mos e bënte.

Pjesa më e madhe e të ardhurave të familjeve shqiptare nuk varet nga aktivitete në vend por nga paratë e emigrantëve. Në mungesë të prurjeve nga jashtë, është llogaritur që rreth 40% e familjeve shqiptare do të jetonte në limitin e varfërisë, sidomos po të kihet parasysh që prurjet nga emigrantët përbëjnë të paktën 20% të prodhimit të brendshëm, ndërkohë që pjesa më e madhe e prurjeve në Shqipëri shmang çdo kontroll ekonomik e fiskal.

Sigurisht, Shqipëria e Italia kanë lidhje historike e kulturore thuajse mijëvjeçare, por edhe të vonshme.

Më 7 mars 1991 Italia mësoi se për popullin shqiptar ishte Amerika. Në Shqipëri po shembej regjimi komunist i Enver Hoxhës që e kishte çuar vendin e shqiponjave në izolim e varfëri. Të nxitur nga bota që shihnin në reklamat e televizioneve italiane, 25 mijë provuan kalimin e Adriatikut.

Erdhën kryesisht nga fshatrat, ku banonte 70% e popullsisë, duke përdorur anije tregtare dhe barka për të mbërritur në portin e Brindizit  plot me burra, gra e fëmijë të uritur. Qyteti, që nuk ishte i përgatitur të priste turma të tilla, u gjend në mesin e një emergjence humanitare.

Qeveria e gjashtë Andreotti priti pesë ditë para se të ndërhynte, duke vendosur t’i ndihmonte boat people (njerëzit e barkave): disa u transferuan në Siçili, të tjerë në Basilicata, të tjerë në banesa private e qendra sociale puljeze.

Ky ishte fillimi. 30 vjet pas  atij që shumë gazeta e quajtën ‘sulm’ apo ‘pushtim’, shqiptarët janë zhdukur pothuajse nga kronikat kombëtare.

Sot, sipas të dhënave të Ministrisë së Punës, qytetarët me origjinë shqiptare me qëndrim të rregullt në Itali janë 430 mijë. Me 12% të totali përfaqësojnë – pas marokenëve – grupin më të madh të qytetarëve jo nga BE që jetojnë në Itali, kryesisht në Lombardi, Emlia e Toscana.

Pjesa më e madhe e fuqisë punëtore shqiptare përqendrohet në sektorin industrial (47%), në bujqësi e ndërtim, ndërsa numri i titullarëve të firmave me origjinë shqiptare e kalon 8%.

Pra shqiptarët japin një kontribut të rëndësishëm për prodhimin e brendshëm bruto dhe tatimet, janë shumë më ‘të mirë’ se kryeministri i tyre Edi Rama që mbështetet tek ata.

Shqiptarët nuk janë përgjithmonë këtu. Pjesa më e madhe e studiuesve janë në një mendje që sa më i madh të jetë akumulimi i parave nga vitet e punës në Itali aq më të mëdha janë mundësitë e një rikthimi në vendin e tyre në të ardhmen.

Ndërkaq, vetëm më 2017, sipas të dhënave nga Bankitalia, komuniteti shqiptar ka dërguar në vendin e origjinës 128 milionë euro, që në të vërtetë janë shumë më tepër sepse pjesa më e madhe e parave nuk kontrollohen.

Ja pse Edi Rama dërgon këtu disa mjekë e infermierë, është minimumi që mund të bëjë për t’u treguar dashamirës i një vendi që mban 500 mijë njerëz thelbësorë për ekonominë e tij e që sigurisht janë edhe subjekte elektorale. Kjo është historia, të tjerat janë llafe.

Marrë nga Quotidiano del Sud

Të Lidhura

Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025
Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025
“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025
Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri
Opinione

Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri

17 Maj, 2025
Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi
Opinione

Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi

12 Maj, 2025
Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve
Opinione

Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve

8 Maj, 2025

TË FUNDIT

Temperatura të larta në vend, ja zonat më të NXEHTA
Aktualitet

Temperatura të larta në vend, ja zonat më të NXEHTA

3 Korrik, 2025

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet, 45% e shqiptarëve kanë braktisur vendin gjatë 10 viteve të fundit
Aktualitet

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet, 45% e shqiptarëve kanë braktisur vendin gjatë 10 viteve të fundit

3 Korrik, 2025

Maldrita Bardho heq dorë nga mandati i deputetes, vendin në Kuvend e merr Zegjine Çaushi
Aktualitet

Maldrita Bardho heq dorë nga mandati i deputetes, vendin në Kuvend e merr Zegjine Çaushi

3 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 3 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 3 Korrik 2025

3 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com