Mbledhja e Këshillit të Sigurisë, pritet të zhvillohet online ditën e sotme në orën 12:00, për shkak të masave kundër COVID-19.
Mësohet se presidenti Ilir Meta kishte propozuar që kjo mbledhje të mbahej në Pallatin e Brigadave, ndërkohë që pas diskutimeve u vendos që ajo të bëhet online. Pjesëmarrjen në këtë mbledhje e konfirmoi dje dhe lideri i PD-së, Lulzim Basha, pas ftesës publike që i bëri Meta.
Po ashtu në këtë tryezn online do të marrë pjesë dhe kryeministri Edi Rama, ndërkohë që në foks të saj padyshim që do të jetë situata aktuale që po kalon vendi ynë për shkak të koronavirusit, ku deri më tani raportohet për 123 raste.
Në mbledhje do të jenë gjithashtu të gjithë ministrat e kabinetit Rama, kreu i SHISH, Helidon Bendo, kryeprokurori Olsian Çela, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruci, drejtori i Pergjithshem i Policisë, Ardi Veliu si dhe kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako.