SHBA i kërkon Koresë së Jugut kite testesh për koronavirus

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae, njoftoi se ka marrë një kërkesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i furnizuar me kite testesh për koronavirusin.

Kjo deklaratw erdhi pas një vizite që ai bëri në kompaninë që prodhon kitet e testeve duke shtuar se qeveria po përgatitet ta shpërndajë këtë produkt në shumë vende të botës.

“Ditën e kaluar, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump na kërkoi në mënyrë urgjente kite testesh për koronavirusin dhe produkte karantine”, deklaroi presidenti koreanojugor.

Zyra e Presidencës bëri me dije se lideri Moon Jae-in i tha homologut Trump se administrata e tij do të plotësojë kërkesën e tij nëse pajisjet e rezervës janë në dispozicion.

Hong Kongu, merret si shembull për tu ndjekur në luftën kundër përhapjes së koronavirusit. Vendi arriti të ndalojë përhapjen e Covid-19 në 7,5 milionë banorë me masa ndaluese si distancimi social, higjena personale, veshjet mbrojtëse, dhe gjurmim kontaktesh.

Afro 20 mijë njerëz testohen çdo ditë për koronavirus në Korenë e Jugut, më shumë njerëz për frymë se kudo tjetër në botë.