Covid 19, regjistrohet rasti i parë në Pukë / Dyshime edhe për 3 mjekë e 2 infermiere

Një qytetar nga Puka, i cili vuan nga probleme në mushkëri, ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Ai mësohet se është transportuar me urgjencë drejt spitalit Infektiv.

Ky është rasti i parë që konfirmohet në Pukë, ndërkohë që 5 persona, personel mjekësor që i kanë shërbyer qytetarit dhe kanë pasur kontakte me të, janë vetëkarantinuar në pritje të testeve për Covid 19.