Ish-deputeti thirrje shqiptarëve/ Eduart Ndocaj: Mafia komuniste në veprim! Duhet reagim mbarëpopullor!

Ish-deputeti Eduart Ndocaj, përmes një postimi në profilin e tij facebook, është shprehur tejet i ashpër në lidhje me alokimin e një fondi prej 191 milion lekësh nga qeveria shqiptare për portalin e qeverisë, i cili sipas “kaubojsit” s’është gjë tjetër, vecse një instrument propagande në duart e hajdutëve qeveritarë.

Në postimin e tij, të titulluar “Mafia komuniste” në veprim, ish-deputeti nuk ka kursyer akuzat ndaj ministrit për rindërtimin, Arben Ahmetajt, të cilin gjithnjë e ka shënjestruar si të korruptuar dhe të lidhur me oligarkët.

Reagimi i plotë:

MAFIA KOMUNISTE NË VEPRIM
Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, një nga hajdutët më të mëdhenj të mafies së Rilindjes, ka kërkuar 191 milionë lekë nga buxheti për rindërtimin e shtëpive, që të hapë një portal për të pasqyruar procesin e rindërtimit. Edhe paratë e rindërtimit të shtëpive duan t’i vjedhin! Kjo është një tradhëti ndaj gjithë atyre që humbën shtëpitë dhe mundin e një jete!

Më shumë për Edi Ramën vlen krijimi dhe mirëmbajtja e një portali, se sa ndërtimi i 4 shtëpiave ose riparimi i 10 shtëpiave të dëmtuara nga tërmeti. I themi Arben Ahmetajt dhe Edi Ramës se Shqipëria ka plot vajza e djem që kanë studiuar inxhinieri softuerike dhe shkenca kompjuterike, që do të kishin kërkuar 40 herë më pak për të njëjtin portal, ose do e kishin bërë falas