Zhvillimet e fundit politike dhe pritshmëritë në kuadër të përshpejtimit të proceseve integruese, kanë qenë fokusi i deklaratës së djeshme të kreut të Partisë Lëvizja e Legalitetit, i cili ka vënë theksin tek domosdoshmëria e zgjidhjes së krizës politke ql ngërtheu vendin, si rezultat i papërgjeshmërisë së maxhorancës politike që arriti të gllabërojë të gjitha pushtetet duke çuar në cënimin e rendit kushtetues dhe demokratik të vendit.
Në deklaratën e tij, Shpëtim Axhami, kreu i legalistëve shqiptarë, ka përshëndetur palët e ulura për dialog, si dhe ka nënvizuar rolin e marrëveshjes së pritshme, duke e vlerësuar si mjaft të dobishme për perspektivën e proceseve integruese.
Axhami, përmes kësaj deklarate, ka përforcuar qëndrimin e partisë së tij duke e konsideruar pjesë të opozitës së bashkuar, duke dëshmuar konsekeuencën dhe kohezionin politik që e karakaterizon lidershipin politik të këtij subjekti.