InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Rrëfimi tronditës i 63-vjeçares: Babai më shiti për 50 mijë lekë

10 Janar, 2020
in InfoPress, Lajme, Lifestyle, Sociale
A A
Rrëfimi tronditës i 63-vjeçares: Babai më shiti për 50 mijë lekë

“Historia ime” në Tv Klan ditën e sotme ka sjellë historinë  e trishtë të 63-vjeçares Fatime Fregjaj. Ajo në studio ka treguar për jetën e saj teje të vështirë. Kur ishte 16 vjeç, babai e martoi pa dëshirën e saj. Martesa zgjati vetëm një vit e gjysmë dhe më pas babai dhe prindërit e bashkëshortit kërkuan divorcin e tyre.

Më tej, Fatime rrëfen se në atë periudhë, babai e kishte shitur për 50 mijë lekë, tek një familje ku do shkonte si nuse. Nuk e pranoi martesën me djalin e asaj familjeje dhe babai vendosi ta martonte me një tjetër person. E gjendur pa rrugëzgjidhje dhe vetëm 16 vjeç, ajo pa si rrugëzgjidhje burgun për të shpëtuar nga martesa. Fatime bën me vetëdije dëshmi të rremë dhe dënohet me 10 muaj burg.

Gazetarja: Kur është momenti që ti hyn në burg?

Fatime: Në 21 Prill të ’76!

Gazetarja: Për çfarë arsye?

Fatime: Isha pa u divorcuar me gjykatë me këtë të Kamzës, mua më shiti baba 50 mijë lekë në Pukë.

Gazetarja: Si të shiti babai? Se janë të forta këto që po thua tani!

Fatime: Janë të vërteta këto që kam kaluar po të them!

Gazetarja: Si të shiti babai për 50 mijë lekë?

Fatime: Në Pukë, për të më dhënë nuse atje. Nuk shkova dhe s’më pranoi në shtëpi, se kishte marrë lekët dhe nuk do i kthente. Mbështetje s’kisha, s’më mbështeti as tezja, as xhaxhai. Edhe me polici në atë kohë.

Gazetarja: Pra shkove në polici?

Fatime: Po dhe më çuan në shtëpi, i bënë presionit babait dhe më futi brenda. Një natë vijnë dy burra në shtëpi, njërin e njihja po tjetrin jo. Këtë që nuk e njihja i kishte ikur gruaja. Bënë me babain muhabet, se ishin të dy pijanecë. Dhe i thonë t’ia japim Fatimen për grua meqë i iku gruaja dhe ky me ato mend, më thotë do marrësh këtë për burrë, ose do dalësh në rrugë.

Gazetarja: Sa vjeç ishe?

Fatime: 16 e gjysmë!

Gazetarja: Po prit se 16 e gjysmë ishte kur u martove në Kamëz?

Fatime: Isha akoma e padivorcuar nga ai tjetri. Dola të kërkoja gruan e atij me njerkun e saj. Thashë ka ardhur koha të hyj në burg, s’kisha alternativë tjetër.

Gazetarja: Doje të hyje në burg?

Fatima: Po e bëra me qëllim të hyja në burg unë.

Gazetarja: Po pse?

Fatime: Ose të merrja atë, ose të dilja në rrugë. Atij i vodhën orën dhe…

Gazetarja: Ti bëre dëshmi sikur i vodhe ti orën?

Fatime: Jo, nuk e pashë që e vodhi ai, për kallëzim të rremë.

Gazetarja: Sa muaj burg bëre për këtë?

Fatime: 10 muaj burg.

Fatime tregon më tej se 18 ditë pasi doli nga burgu, ajo qëndronte vetëm brenda në shtëpinë e babait. Ishin në situatë të keqe financiare dhe vendosi të shkonte të shiste gjak. Në spital u konfliktua me një punonjës të degës civile dhe për shkak se nuk po duronte më fjalët e tij, humbi durimin, mori një tullë dhe e goditi në kokë. Për pasojë, personi në fjalë mbeti i plagosur dhe ajo u fut edhe njëherë në burg, ku qëndroi një vit./tvklan.al

Të Lidhura

Destinacionet më të mira për pushime familjare këtë verë
Lifestyle

Destinacionet më të mira për pushime familjare këtë verë

5 Korrik, 2025
Ky është emri më i bukur në botë, ja pse
Lifestyle

Ky është emri më i bukur në botë, ja pse

21 Qershor, 2025
Rregullat e arta për një mëngjes të shëndetshëm
Lifestyle

Rregullat e arta për një mëngjes të shëndetshëm

19 Qershor, 2025
HISTORI NJERËZORE/ Braktis profesionin elektriçist IT në Indi, bëhet çoban në Shqipëri
Sociale

HISTORI NJERËZORE/ Braktis profesionin elektriçist IT në Indi, bëhet çoban në Shqipëri

16 Qershor, 2025
Ndahet Erion Isai nga gruaja, kryebashkiaku i Ersekës zbulon arsyen
Lifestyle

Ndahet Erion Isai nga gruaja, kryebashkiaku i Ersekës zbulon arsyen

12 Qershor, 2025
Msc.Marsela Lekli, Psikologe/ Psikoterapiste: “Një heshtje që bërtet fort – Gjendja e shëndetit mendor dhe rritja alarmante e vetëvrasjeve”
Sociale

Msc.Marsela Lekli, Psikologe/ Psikoterapiste: “Një heshtje që bërtet fort – Gjendja e shëndetit mendor dhe rritja alarmante e vetëvrasjeve”

11 Qershor, 2025

TË FUNDIT

Kokë turku për një Republikë pa leje
Opinione

Kokë turku për një Republikë pa leje

10 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 10 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 10 Korrik 2025

10 Korrik, 2025

TRAGJIKE në Mat/ Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, babai e denoncoi të zhdukur mbrëmë
Aktualitet

TRAGJIKE në Mat/ Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, babai e denoncoi të zhdukur mbrëmë

9 Korrik, 2025

Të paaftë me një të rënë të lapsit! Rama kërkon shkarkimin e gjithë drejtorëve të Durrësit
Aktualitet

Të paaftë me një të rënë të lapsit! Rama kërkon shkarkimin e gjithë drejtorëve të Durrësit

9 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com