Kundërpërgjigje kriminelit serb, Ivica Daçiq.
Daçiq :“Shqiptarët duhet të ikin në Shqipëri” Kosova nuk është vendi i tyre, por i serbëve .
A thua po mendoni që edhe më tutje bota dhe vetë Serbia do t’u besojnë dokrrave tuaja të qelbura, që krijuat sipas historisë suaj, që e krijuat nëpër kisha e manastiret tuaja, duke u munduar që përherë ta paraqitni Dardaninë ilirike si pronë apo tokë serbe, ose edhe djep serb!?…
Daçiq, tregohu më i matur në këtë fundvit kalendarik dhe në këtë fillimvit të Rendit të Ri Botëror, sepse vetëm duke reflektuar në histori me realizëm para popullit tuaj dhe kombeve tjera, qoftë në Evropë apo më gjerë, mund të gjeni njëfarë mënyre për t’i kërkuar falje shqiptarëve dhe popujve tjerë të Ballkanit.
Një realitet të hidhur për ju dhe historinë tuaj që e krijuat në kishat tuaja brenda Serbisë, prandaj historia juaj s’është gjë tjetër veçse një histori gënjeshtrash, që përmes saj keni kaluar nëpër një genocid të paparë gjatë historisë duke e përsëritur shumëherë të njëjtin avaz. Apo ndoshta paskeni harruar se serbët në mesjetë (shek. XV) nuk kishin shtet dhe vetëm pas Betejës së Kosovës (1389) në Gazamistan Kosova quhej Dardani dhe shtrihej larg në drejtim të Nishit, por kishte edhe vendbanime atutoktone shqiptare që ngjiteshin gjer te lumi Sava, por pas dyndjeve tuaja si serbë që erdhët nga Karpatet e largëta me ndihmën e Rusisë pushtuat trojet tona, asmimiluat pjesë shumicë të popullatës iliro-shqiptare që jetonin në atë pjesë të Principatës së Vicijanit.
Madje me forcë edhe e serbizuat një pjesë të madhe të popullatës Iliro- shqiptare gjithmonë me ndihmën e aleatëve tuaj e sdomos me ndihmën e Carit rus dhe mbështetësve të tij. Apo ndoshta paskeni harruar dhe ndoshta historianët tuaj priftërinj jau kanë mësuar historinë, po atë histori që e thoshin dikur lugetërit tuaj mesjetarë për trojen dardano-Shqiptare; Kosova je sveta zemla.
Pra vërtet Dardania është tokë e shenjtë shqiptare e jo serbe, një tokë që politikat tuaja kishtare e lanë shumëherë në gjak duke u munduar ta zhbënit qenien shqiptare që nga viti 1389, atëherë kur forcat aleate u përplasën bash në Dardaninë tonë, në atë betejë që ishte edhe e shqiptarëve. Pas fitores në betejën e Maricës më 1371, osmanët kishin vazhduar pushtimet e tyre në Ballkanin Qendror, duke arritur deri në trevat shqiptare dhe serbe. Në Betejën e Kosovës osmanët patën epërsinë numerike me forca që arrinin në 100 mijë vetë, kundrejt 40 mijë të ballkanasve.
Beteja përfundoi me fitoren e osmanëve. Një luftëtar i ri me origjinë shqiptare Milosh Kopiliq (Obiliq) depërtoi deri te çadra e Sulltanit dhe vrau Muratin I, ndërsa osmanët për hakmarrje i prenë kokën princit Lazar , të zënë rob. Fitorja në Fushë- Kosovë u hapi rrugën osmanëve për pushtime të reja në Ballkanin Qendror e Verior dhe për depërtimin e mëtejshëm në trojet shqiptare. Apo ndoshta edhe më tutje nuk doni ta pranoni ralitetin dhe historinë reale . Që në vitin 1877 ushtria serbe duke përdor[ genocidin dhe logjikën e tokës së djegur në prag të konfliktit mes Serbisë dhe Perandorisë Osmane (1876-1878), popullsia shqiptare e Sanxhakut te Nishit ishte kompakte dhe kryesisht rurale.
Ajo bashkëjetonte ne këtë zonë me popullsinë turke (një pjesë e së ciles ishte me origjinë shqiptare) dhe serbët. Gjatë kohës së luftës, popullata shqiptare në varësi të zonës ka reaguar në mënyra të ndryshme ndaj hyrjes së forcave serbe në Sanxhakun e Nishit, duke bërë rezistencë dhe/ose ikur drejt maleve përreth dhe në Kosovën që ishte territor i administruar osmanet.Ndërsa pjesa më e madhe shqiptarëve u dëbuan nga forcat serbe, një pjesë e vogël u lejua të qëndrojë ne tokat e veta në luginën e Jabllanicës, ku jeton edhe sot.Serbët nga Llapi u zhvendosën.
Per ti kolonizuar tokat shqipetare te braktisura sepse edhe në këtë pjesë të Kosovë edhe në atë kohë ishin kolonë të ardhur nga Serbia apo gjysmë ciganët e Rumelisë. DAÇIQ, a thua nuk ju majftoi juve serbëve ajo tokë e jona e pushtuar dhe shqiptarët e dëbuar nga ajo pjesë e Ilirisë, por serbët dhe ushtritë e tyre vazhduan të njëjtin avaz gjatë tërë historisë.
Në vitin 1912 pasi që u largua Perandoria Osmane la në duart e serbëve edhe pjesën e mbetur të Dardanisë antike Kosovën gjë që serbët vazhduan edhe më tutje represaljet dhe gjenocidin e paparë kundër popullatës shqiptare, të Dardanisë- Kosovës dhe duke shpërngulur fshatra të tëra e qytete, ju arritët edhe marrëveshjen tuaj famoze me Perandorinë Osmane tani me të kapitulluar dhe me ndihmën e grekëve shprengulët me dhunë shqiptarët nga trojet e tyre për t’i dëbuar për në viset e largëta të Anadollit, në viset tjera të Azisë dhe pjesën e shqiptarëve ortodoksë i deportuat për në Rusi dhe Ukrainë.
Apo ndoshta këtë histori nuk e ka dëgjuar kurrë zotëria juaj me logjikën e lugatit mesjetar. Ishte Austro-Hungaria ajo që jua dha hakun dhe u radhiti në krahun e të dobëtve duke dëbuar ushtritë tuaja në drejtim të Selanikut, por falë “dejtësisë” idioteske të Rusisë, Francës, Greqisë e Turqisë ju arritët sërish ta ngritni shtetin tuaj, edhe atë në portin e Selanikut për t’u rikthyer sërish në trojet tona si pushtues dhe këtë të drejt jua dha Konferenca e Versajes e vitit 1919, që e mbylli kutinë e pandorës në dëm të shqiptarëve dhe trojeve tona. Konferenca e Parisit e vitit 1919 rikonfirmoi pushtimin e trojeve shqiptare të Konferencës së Ambasadorëve, në Londër të viteve 1912-1913.
As krijimi i Mbretërisë SKS nuk ishte fare i favorshëm për trojet shqiptare dhe për shqiptarët përgjithësisht, sepse kjo monarki shqiptarët i solli në një pozitë tejet të pafavorshme, ngase ushtria serbe dhe ajo malazeze e greke shpeshherë përpiqej për pushtim të Shqipërisë Londineze duke vazhduar deri në fillim të Luftës së Dytë Botërore, e cila ishte edhe më fatale për shqiptarët, sepse ata i gjeti të ndarë në disa pjesë dhe të pushtuar nga disa pushtues., përfshirë bullgarët, grekët, italianët dhe gjermanët e serbët. Apo ndoshta zotëria juaj nuk e ditkeni që pas përfundimit të LDB, më 1944 Konferenca e Buajanit kishte vendosur drejt për shqiptarët e Kosovës dhe për popullin shqiptar që jetonte nën pushtetin jugosllav të vetëvendoste për shkëputje dhe ribashkim me Shqipëribë, por edhe kësaj radhe dinakëria e Serbisë dhe e ish-Jjugosllavisë së Josip Brozit nuk lejoi kurrë që shqiptarët të vetëvendosin në trojet e tyre autoktone.
Pra ju jeni pushtues të tokave tona iliro -dardane Zotëri Daçiq, ju jeni nga Kosova, pore pas LDB Serbia dhe ish-Jugosllavia e kolonizuan Kosovën. Pra ju jeni kolonë famëkëqinj. Marrëveshja e Ilaborateve, më 1951 mes Turqisë dhe ish-Jugosllavisë së Titos dëboi mbi 1 milion shqiptarë për në Turqi për t’i populluar tokat dhe pronat e armenëve.
Në të kundërtën Serbia dhe ish-Jugosllavia e Titos kolonizoi pjesën më të madhe të Kosovës me kolonë serbë për ta ndryshuar strukturën demografike shqiptare në trojet shqiptare. Ju e dini se e kujt është Kosova, prandaj është mirë që t’ua thuani realitetin fëmijëve dhe të rinjve serbë, edhe atë decidivisht: Kosova është historikisht shqiptare, trualli i lashtë iliro-dardan, por ju serbët jeni pushtues. Kosova edhe me kushtetutën e RSFJ të vitit 1974 ishte krahinë atutonome dhe element konstituiv i ish-Federatës Jugosllave, por nuk ishte republikë, sepse politika e sllavëve të Jugut që atëbotë quhej Jugosllavi shpiku edhe kombin maqedonas për ta dobësuar faktorin shqiptar në trojet e veta. Pra ju e shpikët edhe Republikën Artificilale të Maqedonisë.
Daçiq, a thua harruat që ju keni kryer gjenocid në të gjitha ish- republikat e ish-Jugoslllavisë dhe se fundmi përdorët gjenocidin kundër popullit shqiptar 99 duke i vrarë dhe dëbuar nga trojet e tyre etnike duke i dëbuar më shumë se një milon shqiptarë sipas projektit të Vaso Çubrilloviqit. Pra nuk patët sukes e tani përsëri po na e kujtoni një dëbim të radhës. A thua receptori i trurit tuaj ka ngelë në logjikën mesjetare . Jo kjo çfarë ju mendoni, kurrë s’ka për të ndodhë më .
Ndoshta duhet të ju tregoni edhe aleatëve tuaj që historia ishte e pamëshirshme ndaj shqiptarëve dhe trojeve të tyre. Tani në fillimin e Rendit të Ri Botëror bashkimin e shqiptarëve nuk ka forcë që mund ta pengojë. Prandaj mbushuni njëherë e mirë mend dhe trokisni kokës se Ballkani, Iliria duhet të jetojë në paqe dhe luftërat e gjenocidi nuk u ka sjellë asgjë të mirë popujve të Gadishullit e aq më pak popullit serb. Ju gjatë historisë i keni humbë të gjitha luftërat, prandaj, ngadalë edhe zhdervjellja e politikës ruse dhe e aleatëve tuaj të tjerë, përfshirë disa servilë shqipfolës të politikës shqiptare ka marrë fund njëherë e mirë.
Hamdi Ndrecaj-PANTERI.16.11.2019 Ferizaj.