Etioni Reçi është i pasionuar pas sporteve ekstreme, kryesisht gara me makina. Prej vitesh, ai është marrë me gara të çmendura. Ditën e djeshme ai ka qenë i ftuar në emisionin “Casa del los 3s”, por është vënë në siklet nga moderatorja Dajana Shabani.
Ajo i ka thënë hapur se sa herë që ai sheh nga ana e saj, asaj i zgjidhet fustani por fatmirësisht nuk ka shkaktuar asnjë incident.
Dajana Shabani: Nuk e di pse Etion kur drejtohem tek ty zgjidhet fustani, ma beso nuk është fare me qëllim dhe të shof si çun xhaje, si vëlla, si të gjitha.
Etion Reçi: Unë thashë mashallah, nuk të mora në sysh.
Sapo ka treguar hallin e saj, Zogu me paruke rozë në kokë i është afruar për ta ndihmuar në mënyrë që të mos i mungonte asgjë.
“Kapeni me dorë mos ma hani në mësysh,”-ka shtuar ai.