Kreu i FRPR Belind Këlliçi, përmes një reagimi në profilin e tij publik, e ka cilësuar Edi Ramën “delen e zezë” të Ballkanit, duke nënkuptuar penalizimin që mori Maqedonia e Veriut për mosçeljen e negociatave, si pasojë e trajtimit nga vendet anëtare të unionit në bllok me Shqipërinë. Këlliçi, në deklaratën e tij, ka apeluar se koha e Edi Ramës ka mbaruar, dhe se vendit i duhet një lidership i ri:
Maqedonia e Veriut shkon ne zgjedhje te parakohshme pas deshtimit me hapjen e negociatave! Pavaresisht se Maqedonia e Veriut u penalizua nga Shqiperia, kryeministri Zaev mer pergjegjesine qe i takon dhe i kthen mandatin qytetareve. Edi Rama, kjo dele e zeze e Ballkanit Perendimor, nuk shpreh asnje shenje reflektimi dhe fajeson BE dhe kedo tjeter per deshtimin e tij personal per te katertin vit rradhazi! Edi Rama u perball me 9 kushte nga Gjermania, kushte qe lidhen me krimin dhe korrupsionin nga Holanda, kushte qe lidhen me emigracionin per shkak te keqqeverisjes se tij, nga Franca dhe prape fajin e kishte kushdo pervec tij. Koha e Edi Rames tashme ka mbaruar! Koha eshte per nje lidership te ri per vendin, te palidhur me krimin dhe te afte per te afruar Shqiperine me Europen. Asgje nuk eshte e pamundur me udheheqes qe punojne per vendin dhe jo per vete!