Moralizimi i të pa moralëve është anti-moral

Pranvera VATOCI

Kronika jo vetem te zeza por turperuese per nje komb qe akoma e folklorizon moralin deri ne rrenjet e Kanunit…! Marsidera me dublekse pa punuar asnje dite, kokaine, prostitucion, kallashnikove e rezultati… gjak dhe vdekje imorale!

Po i quajme “natyrshmeri” te nje bote qe zihet ne kazanin e globalizmit here me sherbet e here me serë perveluese. Por ky nuk eshte objekt i reagimit tim… Ajo qe me neverit eshte komenti moralizues i atyre qe jane deshmuar pikerisht “à la Marside” veçse nuk kane perfunduar me arkivole.

Pra mendoj se pertej moralizimeve sociale keta te pamoralshem duhet te zhyten ne refleksione. Refleksioni eshte edhe social edhe relixhioz. Edhe George Sandi shkrimtarja qe kishte shkuar me qindra burra arriti te dyshoje ne moralin e Santa Maries!

Kur te pamoralshmit shesin moral atehere nuk ka emer tjeter per ta kualifikuar veçse anti-moral!