Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një takim “kokë me kokë” me presidentin Ilir Meta.
Takimi po mbahet në Presidencë, ndërsa mendohet se në qendër të diskutimeve është kriza politike në vend.
Kujtojmë këtu se takimi vjen një ditë pasi Meta takoi ekspertët e delegacionit të Venecias, të cilët prej ditës së djeshme ndodhen në Shqipëri.
Nga ana tjetër, presidenti Ilir Meta ka njoftuar se në orën 17:00 do të mbajë një konferencë për mediat.