I ftuar për MEDIA NOVA, (një Televizion shqiptarësh në Cikago), sekretari i përgjithshëm i Aleancës Demokristiane të Shqipërisë, Eduart Ndocaj, ka bërë një panoramë të situaëts aktuale politike si dhe ka dhënë opsionet e tij për daljen e vendit nga kjo krizë,e cila po i shkakton shqiptarëve një kosto të madhe në shumë shërbime, si dhe po dëmtohen interesat gjeopolitike Shqipërisë, e cila me shumë gjasa nuk do ia arrijë të marrë ftesën për celjen e negociatave për në BE, pasojë kjo e drejtpërdrejtë e krizës politike.
Ndocaj në analizën e tij, ka shpjeguar për MEDIA NOVA, se në Shqipëri, tashmë qartazi është instaluar një klikë kriminale e frymëzuar dhe e mbështetur nga Edi Rama.
Votimet e 30 qershorit, Ndocaj ka konsideruar zgjedhje brenda strukturave të PS, pasi këto nuk përmbushën asnjë standard për tu konsideruar votime kombëtare për pushtetin lokal.
Gjithashtu, “kaubojsi” evidentoi emergjencën e zgjidhjes së krizës politike, pasi krimi ka depërtuar shumë thellë në arteriet e shtetit shqiptar, duke uzurpuar cdo pushtet.
Kandidatët e rilindjes, janë një përfaqësim i turpshëm i vlerave të demokracisë, pasi sic po shihet qartë, ata po dalin si individë të botës së krimit, dhe për këtë mjafton të ndalemi në rastin e Valdrin Pjetrit të Shkodres, të Agim Kajmakut të Vorës, Pjerin Ndreut të lezhës etj, etj
Për më shumë, ndiqeni të plotë prononcimin e tij: