Valdrin Pjetri, kryebashkiaku i Shkodrës, dalë nga votimet e 30 qershorit, rezulton i dënuar me 18 muaj burg dhe 1 mijë euro gjobë nga drejtësia italiane me akuzën e shpërndarësit të drogës.
Vendimi është i formës së prerë dhe ai është dhënë nga gjykata e Firenzes në qershor të 2003-it.
Dokumentet u bënë publike nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, sipas të cilit Edi Rama ka qenë në dijeni të dënimit për Pjetrin.
“Valdrin Pjetri u arrestua më 27 janar 2003 bashkë me shtetasin A.D. Më datën 28 janar pranoi akuzën dhe u shpall fajtor me vendim të formës së prerë”, tha Bardhi.