InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nëse sot je i heshtur, nesër gdhihesh skllav në Diktaturë

13 Gusht, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Nëse sot je i heshtur, nesër gdhihesh skllav në Diktaturë

Nga, Elona Caslli

Në Pritje të Shenjtorëve

Çdo ditë që kalon duket se na përball gjithnjë e më dendur me një pjesë teatrale absurdi, ku përballemi me ngjarje të padëgjuara më parë, me veprime të pakryera më parë dhe pambarimisht jemi në kërkim të Shenjtorëve.

Kush do të vijë pas rrëzimit hipotetik të Ramës, është pyetja që ka pushtuar gjithë vendin?!

Duket se pas Ramës kërkojmë që të vijnë Shenjtorët.

Këta shenjtorë duhet të zbresin nga qielli. Duhet të jenë të kulluar ashtu si uji i Valbonës. 
Nuk dihet nga ç’vend do të vijnë. Do të jenë të përzgjedhurit e qiellit dhe krejt papritur gjithkush dhe gjithçka do të ketë vendin e merituar në këtë vend.

Të dehur nga ardhja e Shenjëtorëve kemi bërë pakt me një Kryeministër që bën “ show” me varfërinë, që i tall të skamurit duke u bërë xhiro me avion, që plaçkit sistematikisht këtë vend sikur të qe toka e hasmit, që shkel çdo ligj dhe çdo nen të Kushtetutës, ndonëse paradoksalisht flet 24 orë mbi 24 për të shenjtën Kushtetutë , që na ftoi në zgjedhje edhe pse nuk kishim kë të zgjidhnim, që na kërcënon ditën për diell me heqjen e lirisë dhe që i nxjerr gjuhën kombit , si për t’i thënë se – Shenjtorët që prisni nuk do të vijnë kurrë dhe unë do të mbetem këtu.

Dhe Shenjtorët nuk do të vijnë, sepse kurrë nuk kanë shkuar gjëkundi.

Është e dhimbshme ta humbësh iluzionin e Shenjtorëve ,por është akoma më e dhimbshme të mbetesh në pritjen e pafundme të tyre. 
Akti më i dhimbshëm në jetë është pritja.

Nuk duhet të harrojmë që Kombi ka rënë në këto dilema rrënqethëse:

Do ta nxjerrë apo nuk do ta nxjerrë gjuhën jashtë Kryeminstri i vendit?
Do të miratohen apo jo ligje që shkelin mbi Kushtetutën?
Ka vrarë apo ka përdhunuar Deputeti?
Do të rrethohet ose jo Teatri me policë?

Dhe rënia tek këto dilema therëse na bën të lëvizim nga skaji fundit i së keqes tek skaji i fundit i së mirës a thua se është një udhëtim që kryhet me tren duke u zhvendosur nga një qytet tek tjetri.

Përkundrazi është një proces i gjatë dhe i lodhshëm, i cili kërkon mbi të gjitha pjesëmarrjen.

Ndaj le ta lëmë mënjanë ëndrrën e Shenjtorëve dhe të zbresim tek Mëkatarët e Përgjegjshëm.

Post Scriptum- Nëse sot je i heshtur nesër gdhihesh skllav në Diktaturë.

Të Lidhura

Kokë turku për një Republikë pa leje
Opinione

Kokë turku për një Republikë pa leje

10 Korrik, 2025
Nevoja për një opozitë reale!
Opinione

Nevoja për një opozitë reale!

22 Qershor, 2025
Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE
Opinione

Martin Henze: BE-ja mund të ekzistojë vetëm nëse sundimi i ligjit dhe demokracia jo vetëm pranohet, por edhe ushtrohet; nuk kemi nevojë për qeveri të korruptuara si ajo e Ramës në BE

30 Maj, 2025
“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025
Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri
Opinione

Martin Henze: Një monstruozitet ka ndodhur në Shqipëri

17 Maj, 2025
Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi
Opinione

Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi

12 Maj, 2025

TË FUNDIT

Kokë turku për një Republikë pa leje
Opinione

Kokë turku për një Republikë pa leje

10 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 10 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 10 Korrik 2025

10 Korrik, 2025

TRAGJIKE në Mat/ Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, babai e denoncoi të zhdukur mbrëmë
Aktualitet

TRAGJIKE në Mat/ Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, babai e denoncoi të zhdukur mbrëmë

9 Korrik, 2025

Të paaftë me një të rënë të lapsit! Rama kërkon shkarkimin e gjithë drejtorëve të Durrësit
Aktualitet

Të paaftë me një të rënë të lapsit! Rama kërkon shkarkimin e gjithë drejtorëve të Durrësit

9 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com