Luciano Boci ish deputeti demokrat , denoncon shifrat e punesimit dhe arsimimit ne Shqiperi,42% e forcës aktive për punë në Shqipëri rezulton me arsim 8-9 vjeçar, sepse paratë e dedikuar fëmijëve dhe të rinjve grabiten, vidhen me PPP, koncesione e 100 marifete, shkruan Boci ne nje postim ne fb.
Postimi
TURP E SKANDAL
42% e forcës aktive për punë në Shqipëri rezulton me arsim 8-9 vjeçar.
Vendi i tretë në Europë me përqindjen më të lartë.
Tjetër skandal dhe turp ky!
Kjo renditje ndjek atë për IQ ku Shqipëria renditej e parafundit.
Dështim total i politikave arsimore.
Kjo dëshmon braktisjen e madhe në arsim, ku shkaku kryesor mbetet pamundësia ekonomike e familjeve shqiptare dhe emigracioni galopant.
135 mijë ka shkuar numri i braktisjes nga fëmijët dhe të rinjtë i cikleve arsimore në këto vite.
Renditja hedh poshtë alarmin e rremë për diplomime të pakufishme për të rinjtë, për shkak të numrit të madh të universiteteve.
Ajo godet politikat e zbatuara nga Rama&company për të penguar të rinjtë shqiptarë të vazhdojnë arsimin e lartë dhe mungesën e stimulimit për të ndjekur arsimin e mesëm.
Të dy klasifikimet rikthejnë shqetësimin për financimin e arsimit.
Arsimi në Shqipëri mbetet sektori më pak i mbështetur dhe më pak i financuar. Vetëm 56 $ për frymë. Ndërsa në vendet e përparuara kjo shifër shkon nga 1000 deri në 3500 $ për frymë.
Por në Shqipëri paratë e dedikuar fëmijëve dhe të rinjve grabiten, vidhen me PPP, konçesione e 100 marifete.
Me Ramën, fëmijët tanë, të rinjtë dhe arsimi i tyre nuk kanë të ardhme.
Hajduti psiqik i votave është hajduti i së ardhmes.
Largimi i tij domosdoshmëri jetike për vendin.