Kuriozitete/A e dini historinë e traditës së trokitjes së vezëve të kuqe?

Dita e sotme është një ditë speciale për të gjithë besimtarët ortodoksë, pasi festojnë Pashkët.

Sipas traditës, në mesnatë të gjithë besimtarët kremtojnë ngjalljen e Krishtit në meshën e pashkëve.

Gjithçka nisi nga krishterët e parë të botës së njerëzimit. Ata filluan të ngjyrosnin vezë dhe t’i dhuronin për Pashkë, duke e përshëndetur njëri-tjetrin me gëzim: “Krishti u Ngjall!”

Ndërkohë personi i cili e merrte vezën përgjigjej: “Vërtet u Ngjall!”

Traditë e Pashkëve gjithashtu është buka e pashkës, e cila në mes të saj ka një vezë të kuqe. Duke qenë se ajo është e ëmbël, simbolizon ëmbëlsinë dhe lumturinë.

Por nuk mbaron me kaq!

Ndriçimi nuk mungon kurrsesi në këtë ditë të shënuar.

Kjo festë shoqërohet me një qiri që ndizet në Tryezën e Shenjtë, përmes së cilit bëhet kryqi në pragun e shtëpisë dhe duhet të qëndrojë i pashuar për 40 ditë me radhë. Ky ritual cilësohet nga besimtarët si një dritë që del nga varri i Krishtit.

Po ashtu pjesë e tryezës së festimit të Pashkës është mishi i qengjit, që simbolizon Krishtin, i cili si qengj shkoi në “thertore”, duke u sakrifikuar për mëkatet e njerëzve…