A do shkarkohet Mirela Kumbaro?

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro postoi në rrjetet sociale një thënie të artistit amerikan, John Waters.
“Ne duhet të kemi sërish libra të mirë. Nëse shkon në shtëpinë e dikujt që s’ka libra, mos u q* me të. Mos e lejo atë të të eksplorojë ty para se të eksplorojë universet sekrete të librit”,- shkroi Kumbaro.
Fill pas këtij postimi, pati reagime të shumta, sepse një gjuhë e tillë nuk i shkon një ministreje, aq më pak një ministreje Kulture.
Mirela Kumbaro tregoi se është një kopjace dhe për këtë gjë një zëvendës ministër, Ervin Demo e dorëzoi postin.

Kumbaro nuk mund të justifikohet as me faktin se e ka shkruar një artist i madh, sepse ka të tjerë shkrimtar dhe shkrimtare që kanë shkuar për librat, si Simone De Bovuar që është shprehur “Librat më kanë shpëtuar gjithmonë”
Në përfundim mund të thuhet se Kumbaro mund të kishte gjetur çfarë do thënieje, sepse një gjuhë e tillë nuk i shkon për shtat një ministreje.