Deputeti Erion Braçe ditën e djeshme me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka dhënë lajmin se po ndërtohet një urë në Kular dhe për në Sulzotaj.
“Më në fund, pas 34 vitesh; një urë prej vërteti për në Kular, një urë e rrugë prej vërteti për në Sulzotaj! Bëjmë punën deri në fund, gojëtaret llafet deri ne fund”, shkruan Braçe në postim.
Mirëpo në lidhe me këtë postim ka komentuar një qytetar, i cili shkruan se mos tallet me popullin dhe se asnjë urë nuk është duke u ndërtuar.
Duket se deputeti Braçe nuk e ka duruar këtë koment dhe i është kthyer komentuesit me ofendime teksa shkruan: “O hajvan i vogël, shih videon dhe mëson qe s’ka ure te gatshme, ka ure qe ndërtohet; po ti dhe soji yt nuk ka nga ta dije ne Itali; edhe atje kur shkon ura nuk bie nga qielli por ndertohet; kuptove hajvan??”.