TIRANË– Ervin Salianji ka lënë ambientet e Policisë së Tiranës dhe do të transferohet drejt burgut të Fierit, ku dhe do të shlyejë dënimin për 1 vit.
Avokati i tij Ledio Braho, tha për mediat se jemi në kushtet e një vendimmarrjeje politike, edhe pse ishte Salianji ai që zgjodhi që të përballet me burgun vullnetarisht. I pyetur nëse Salianji rrezikohet në përballjet e tij në burgun e Fierit, Braho tha se është detyrë e shtetit të shmangë përplasjet në ambientet e burgut.
“Ervin Salianji vendosi ta ekzekutojë vetë vullnetarisht këtë vendim politik. Që sonte do të niset drejt burgut të Fierit, ku dhe do të vuajë dënimin. Nuk është detyrë e Salianjit të shmangë përplasjet në burg, është detyrë e shtetit.”, tha avokati Ledio Braho.