Nga, Agron PREBIBAJ
Disa ditë më parë më kishte njoftuar profesori Luigj Shyti se në Alpet tona nga vëllezërit Nika do të vëndoset një KRYQ madhështor me shikim nga lugina e Shalës e më përtej, sinqerisht e mirëprita këtë shkëlqim hyjënor në Dukagjinin tonë të dashur.
Dukagjini i shtrirë në gjirin e alpeve i cili ngjitet në majen e tyre, në fillimin e bjeshkëve të Namuna(emërtesa e gojëkeqit), aty ku zanat fluturojnë lart përmbi luginën e Shalës drejt vëndPushimit e bekimin për *forcën e përjetëshme të Orës së Shalës*!
Thesari historik i identitetit tonë kombëtar e ka në pasurinë e vet emrin Dukagjin, pasi vetëm aty ndër shekuj u gjënd besa, bujaria, mikpritja e qëndresa e përjetëshme në përballje me secilin mësymës ndaj territoreve e vataneve të tyre.
Dukagjini i shkollës së jetës së ashper me kulla guri e jo me qerpiçe si fusharakët, me shtepi me oxhak e jo me zjarr në votër, aty ku të vegjlit ndigjonin të madhin, aty ku gruaja i bashkëngjitej si burrneshë burrit të fortë shqiptar, aty ku fjala ishte besatim njerëzor, edhe sot vetëm aty yjet ndriçojnë më mirë.
Vetëm dukagjinasit janë kryelartësia e përjetëshme, por shumë modest me secilin, ata kanë prodhuar histori kombëtare me burra kollosë e mëndimtarë, e pasuar me intelektalë e shkënctarë, e deri pasuria e artit e kulturës së djepit të kultures shqiptare Shkodërloce!
Ata janë krenar me keto vënde e trojet e tyre të vëndosura deri në lartësinë mbi 2600 m, ata janë nacionalistët më të shëndoshë e më të fortë të kombit shqiptar.
Para dy ditësh dukagjinasi i nderuar Anton Bobnaj më nisi lajmin me disa vidio se në Majen e Zorgjit u vëndos kryqi 12 metra i gjatë i cili shikon Shalën e më pertej.
Menjëherë unë kontaktova edhe duke uruar mikun tim Luigj Shyti, i cili ndodhej në Itali,
Ai më konfirmoj vëndosjen e kryqit në një maje në terren të vështirë, duke më saktësuar se janë vëllezrit Zefi, Pjeteri e Deda Nika të cilët kanë mundësuar këtë KRYQ në tokën dardane i vëndosur në Majen e Zorgjit, e cila regjizohet me helikopter nga Qafa e T’thores- Thethi ynë piktorest, kjo edhe me kontibutin e Sokolit – i biri i Zef Nikës i cili jeton në Amerikë !
Për vëllezrit Nika të cilët bëhen pjesë e pasimit pasurimit të brezave të tyre në përjetësimin e identitetit tonë kombëtar, të cilët ngjitën KRYQIN në 1600 metra mbi nivelin detit e me ndriçim të përherëshem, tani na mbetet urimi njerëzor: Zoti ju bekoftë familjarisht për këtë dhuratën hyjënore në Alpet tona!
Me bindje po e mbylli, duke paralelizuar Kadrenë: “Po heqësh shqiptarëve katoliçizmin dukagjinas, kombi mbetet pa palcë kurrizore”!