Protestës së sotme para kryeministrisë i janë bashkuar edhe fëmijët. Një vajzë e vogël, ka dhënë një mesazh shumë domethënës, duke u shprehur se ajo ka dëshirë të jetojë në Shqipëri, por jo kur vendi bëhet i shëmtuar.
“Përshëndetje, unë doja të thoja që unë dua të jetoj në Shqipëri, por nuk dua të jetoj në Shqipëri kur behet një vend kaq i shëmtuar”, u shpreh vajza e vogël.
Shumë qytetarë kanë dalë në protestë për të kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës në vend, por edhe çmimet e produkteve të tjera.
Protestuesit bënë fajtor qeverinë për krizën e çmimeve