InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Agron Gjekmarkaj, politikani që përballet politikisht, intelektualisht edhe “personalisht”!

22 Janar, 2022
in Opinione
A A
Agron Gjekmarkaj, politikani që përballet politikisht, intelektualisht edhe “personalisht”!

Nga Qamil Gjyrezi

Përzgjedhja e Z. Agron Gjekmarkaj si kandidat për deputet dhe së fundi si N/Kryetarë i PD-së, tregon qartë thelbin politik që përfaqëson Zotit Basha. Lideri demokrat Lulzim Basha po i drejtohet botës akademike dhe modeleve politike, me nivel akademik që i dalin për zot, kauzës së largimit të rregjimit të Edi Ramës, të cilët do të shënojnë edhe fundi i tranzicionit dhe e ardhmja e Shqipërisë ndryshe. Politikani dhe intelektuali Agron Gjekmarkaj, që përfaqëson edhe komunitetin katolik dhe veriun e Shqipërisë, është figura më e kompletuar në këtë post të lartë në PD, në këta 30 vite. Agron Gjekmarkaj përballet në politikë me të gjitha “mjetet politike moderne”, larg dhunës, shpifjeve dhe politikës autoritare në 30 vite në PD. Gjekmarkaj përfaqëson politikanin pro-perëndimorë, kundër komunist, kundër metodave të përdorura nga Sali Berisha në 30 vite dhe shumë pro-amerikan. Gjekamarkaj si shumë politikanë aktualë në PD, janë për integrimin në BE dhe është europian, ka lidhje me Selinë e shenjtë, Vatikanin duke bashkëpunuar me Radio Vatikanin si konsulent, por mbështet hapur marëdhënjet me Sh.B.A.-në në PD-së dhe Shqipërisë. Në planin intelektual dhe akademik ka arritur nivele të larta gjatë punës kërkimore shkencore në Universitetin e Tiranës dhe CV-ja e tij nuk ka të krahasuar me paraardhësit e tij në positin e N/kryetarit të PD-së në 30 vite.

Edhe në planin njerëzorë dhe kulturorë shpreh respektin, thotë haptas të vërtetën për Liderin Basha, kur deklaron se: “Unë kam pasur nderin dhe kam pranuar ftesën e Bashës për të qenë nënkryetari i kësaj force”! Edhe në planin politik i jep përgjigje me “metafora politike” edhe së fundi Sali Berishës që është mësuar të sulmojë dhe shpifi padrejtëisht për të gjithë të majtët e të djathtët, kur i janë prishur interesat personale. Gjekmarkaj e quan Sali Berishën, “Gjeneral non-grata”, i cili nuk e mbajti fjalën dhe për interesat e tija deshi të përfshinte edhe PD-në, kundër partnerit tonë të madh, Sh.B.A.! E shkruajta një fillim Gjekmarkaj përballet edhe “personalisht”, pa iu trëmbur syri kur provokohet në media me modelet e dështuara politike si Fatmir Mehdiu, por preferon mjetet politike. Gjekmarkaj iu drejtua “ballë për ballë”, Fatmir Mehdiut se je në politikë për 30 vite me votat e demokratëve ose kur Gjekamrkaj përballet “drejt për drejtë” me Edi Ramën në debate publike, me stilin e tij me mjete politike pa kompromis në kurriz të demokracisë duke vlerësuar fjalën dhe mendimin e lirë!

Ka ardhur koha në PD, që ti japim “Cezarit atë që meriton” dhe gjithashtu po botoj CV-në e Zotit Gjekmarkaj duke kujtuar shpehjen italiane: “Canta Karta”, dmth, CV flet dhe tregon kontributin e individit në politikë dhe shoqëri. Iku koha e diplomave fallco në PD dhe e politikanëve që patën mbaruar Juridikun tek plepat në Durrës, se pastaj tallet me neve Edi Rama, që nuk ka pikturuar kurrë bukur dhe ka qenë pedagog tek Artet dhe po qeveris shumë keq të gjithë shqiptarët.

C.V: Agron Gjekmarkaj
Agron Gjekmarkaj është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë për Gjuhë Letërsi në vitin 1996. Në vitin 2005 diplomohet në specialitetin Teori Letërsie në Fakultetin e Letërsi‐Filozofisë pranë Universitetit “La Sapienza”, në Romë, me vlerësimin “Shkëlqyeshëm”.

Aktualisht është Pedagog në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës si ligjërues për lëndët: “Histori e Shtypit”, “Histori e qytetërimeve” dhe “Letërsi Italiane”. Pas studimeve universitare nisi të bashkëpunojë me shtypin e shkruar. Që prej vitit 1996 ka punuar si Redaktor i Revistës kulturore “Hylli i Dritës”. Në vitin 1996 ka qenë edhe Kryeredaktor i gazetës “Ora e Shqipërisë”. Më pas nga viti 2004 e në vijim ka bashkëpunuar me disa të përditshme shqiptare si editorialist dhe opinionist dhe që nga viti 2011 vazhdon të jetë editorialist i gazetës “Panorama”.

Gjatë viteve 2000‐2005 ka qenë bashkëpunëtor i gazetës “Bota Shqiptare” me seli në Romë si konsulent dhe editiorialist dhe gjatë së njëjtës periudhë ka bashkëpunuar me Radio Vatikanin si konsulent.

Për periudhën 2005‐2007 ka qenë Këshilltar i Ministrit të Kulturës për politikat kulturore dhe më pas nga 2007 ‐ 2008 drejtoi Drejtorinë e Arteve dhe Letrave pranë Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve në Tiranë. Në periudhën 2007 ‐ 2010 ka qenë anëtar i jurisë së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë pranë kësaj Ministrie. Në vitet 2006‐2008 ka qenë edhe Anëtar i Këshillit Shkencor të Bibliotekës Kombëtare. Z. Gjekmarkaj ka mbajtur postin e Ndihmësit të Presidentit të Republikës për periudhën 2008 ‐ 2009.

Z.Gjekmarkaj ka marrë pjesë sistematikisht nëpër konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me studimet letrare si dhe ka kryer një sërë botimesh duke përmendur “La letteraura fantastica di Kadare” botuar në vitin 2012, “Kështu foli At Zef Pllumi me gazetarët” në 2009 si dhe një kritikë dhe publicistikë me titullin “Reaksionari” e botuar më 2015. Ai zotëron gjuhën italiane dhe atë angleze.
Emërohet si anëtar i Autoritetit të Mediave Audiovizive më datë 22.07.2016

Suksese zoti Agron Gjekmarkaj për ndryshimin e madh në PD dhe Shqipëri dhe largimin e Edi Ramës me Kryeministër Lulzim Bashën!

Të Lidhura

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë
Opinione

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë

19 Korrik, 2025
“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit
Opinione

“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit

19 Korrik, 2025
Denada Isa: Arjan Hamiti, zëri dhe fuqia që rikthen çështjen çame në busullën e ndërgjegjes kombëtare
Opinione

Denada Isa: Arjan Hamiti, zëri dhe fuqia që rikthen çështjen çame në busullën e ndërgjegjes kombëtare

18 Korrik, 2025
Nga Klodian Cara: E vërteta që del ngadalë për Adriatik Lapajn dhe “Shqipëria Bëhet”
Opinione

Nga Klodian Cara: E vërteta që del ngadalë për Adriatik Lapajn dhe “Shqipëria Bëhet”

18 Korrik, 2025
Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë
Opinione

Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë

15 Korrik, 2025
Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare
Opinione

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare

14 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”
Aktualitet

Durrës/ Goditet rrjet kriminal i drogës dhe armëve, finalizohet operacioni “The Wrong Meeting”

20 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 20 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 20 Korrik 2025

20 Korrik, 2025

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos, çfarë ndodhi në studio?
Show Biz

Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos, çfarë ndodhi në studio?

20 Korrik, 2025

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë
Opinione

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë

19 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com