Nga Fakulteti i Arkitekturës shpërtheu më 4 dhjetor 2018, shkëndija e parë e një revolte të fuqishme studentore, që ka tronditur qeverinë dhe shkundur plogështinë e vendit.
Kjo revoltë, që sot shënon ditën e saj të 16 të protestës përpara Kuvendit të Shqipërisë, që ka bërë të hovë nga vendi i gjithë shteti, pati një shtysë, një xixë, që e ndezi furishëm zemërimin e madh të grumbulluar të të rinjve.
Një studente e Fakultetit të Arkitekturës e ka zbuluar sot, përpara mijëra shokëve të saj të mbledhur tek Parlamenti , këtë mister:
“A e dini?! Në fakultetin tonë kemi bordin e përbërë nga të qeverisë dhe të fakultetit, por kemi dhe një administrator, – tha vajza. – E dini çfarë bën administratori i universitetit tim?! Kyç klasat se ka frikë mos i vidhen projetorët! Se ka vendosur disa projektorë atje dhe tjetër, na kishte afruar datën e pagesës së 15 janarit, në 15 dhjetor!”/Syri.net