InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Shkrimtarë të mëdhenj por burra dhe dashnorë të tmerrshëm!

13 Prill, 2020
in Artikuj, InfoPress, Kulturë, Të ndryshme
A A
Shkrimtarë të mëdhenj por burra dhe dashnorë të tmerrshëm!

Në teori, të gjithë duan të bien në dashuri me poetë e shkrimtarë. Dhe është normale, thjesht imagjinoni letrat e dashurisë apo, për më fatlumët, të përjetësohen në vargjet e një poeme.

Por nuk është gjithmonë kështu. Madje historia ka treguar që zakonisht është e kundërta. Shumë mendojnë se shkrimtarët janë partnerë të tmerrshëm: egoistë, shumë të fokusuar te krijimtaria dhe sërish egoistë.

Pjesa më e madhe e shkrimtarëve të njohur kanë pasur jetë të trazuar romantike. Por disa prej tyre kanë qenë vërtet “burri që nuk do të doje të kishe”.

Lordi Bajron

Ai mund të jetë shenjtor i romantizmit në letërsi, por jeta e tij personale ishte larg asaj që përcjell krijimtaria. Bajroni ishte i përfshirë në një lidhje të gjatë incesti me gjysmë-motrën e tij, ndërkohë që ishte i martuar me një nga gratë e tij.

Pas ndarjes nga gruaja, ajo pretendoi se ishte përdhunuar rregullisht nga i shoqi. Nga një marrëdhënie e mëvonshme e tij me motrën e Mary Shelley-it lindi një fëmijë, të cilin poeti refuzoi ta njihte si pasardhës.

Çarls Dikens

Dikens ishte i virgjër kur u martua me Catherine Hogarth në moshën 24-vjeçare. Menjëherë pas martesës, ai u obsesionua pas motrës së bashkëshortes, Mary, e cila vdiq shumë e re. Dikens u shkatërrua shpirtërisht dhe gjatë gjithë martesës, bashkëshortes së tij iu desh të konkurronte me një fantazmë për një vend në zemrën e shkrimtarit. Pas 20 vjetësh martesë dhe 10 fëmijëve, Dikens u njoh me një aktore të re, Nelly Ternan dhe kuptoi se i ishte mërzitur gruaja, të cilën e la për të jetuar me dashnoren.

T.S. Eliot

Edhe pse ishte i fejuar me Emily Hale, Eliot u magjeps nga Vivienne Haigh-Wood kur e takoi për herë të parë në vitin 1915. Por ndjenja nuk zgjati shumë. Ai ndenji me të për 18 vjet, një lidhje jo e lumtur më së shumti për shkak të probleme shëndetësore të saj dhe çekuilibrimeve mendore, derisa në vitin 1933 vendosi të shkëputej nga ajo, aplikoi për divorc dhe u kërkoi të gjithë miqve të tij të mos flisnin më me të.

H.G. Wells

Ai njihet për librin “Lufta e botëve” dhe për skandalet në jetës private. Ai u martua me një nga studentet e tij dhe pastaj, me lejen e saj, u përfshi në një sërë lidhjesh të tjera. Romanca e tij me shkrimtaren Rebecca West ishte e stuhishme: ai e la shtatzënë kur West ishte 19 vjeçe dhe nuk pranoi ta linte gruan për të. (botimeshqip)

Të Lidhura

Më pak nxënës në shkolla, zv.ministrja e Arsimit garanton mësuesit: S’ka largime!
Të ndryshme

Më pak nxënës në shkolla, zv.ministrja e Arsimit garanton mësuesit: S’ka largime!

8 Shtator, 2025
Presidenti i Malit të Zi kërkon të rishfaqet sërish filmi “Lejleku” në gjuhën shqipe
Kulturë

Presidenti i Malit të Zi kërkon të rishfaqet sërish filmi “Lejleku” në gjuhën shqipe

6 Shtator, 2025
Hurmat, aleatët më të mirë të zemrës dhe zorrëve
Të ndryshme

Hurmat, aleatët më të mirë të zemrës dhe zorrëve

2 Shtator, 2025
Pse miliarderët po dynden drejt Dubait? 
Artikuj

Pse miliarderët po dynden drejt Dubait? 

26 Gusht, 2025
Këndi Letrar/ “Duart e Nënës” – skicë nga Adelina Pali
Kulturë

Këndi Letrar/ “Duart e Nënës” – skicë nga Adelina Pali

22 Gusht, 2025
TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË
Të ndryshme

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË

14 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Shtatzënë në Ferma VIP? Alba Pollozhani zbulon të vërtetën
Show Biz

Shtatzënë në Ferma VIP? Alba Pollozhani zbulon të vërtetën

10 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 10 shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e mërkurë 10 shtator 2025

10 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 9 shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 9 shtator 2025

9 Shtator, 2025

Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-presidentit
Aktualitet

Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-presidentit

8 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com