“7 të vrarë dhe 5 të plagosur në gusht, por vetëm dy të ndaluar për 12 të vrarë dhe plagosur! Ky është bilanci afër zeros i narkopolicisë së Edvin Mafisë, gjeneral Hashashit dhe Ardi Eskobarit.”
Nga Sali Berisha.
Muaji gusht pati 7 vrasje dhe 5 plagosje, pra një bilanc vërtet dramatik. Krimi goditi ku deshi dhe kur deshi në qytetet Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Fier, Rrëshen dhe Selenicë duke dëshmuar se Shqipërinë, vendin me numër ndër më të lartit të policëve për frymë, ai është dhe zotëruesi kryesor dhe i vërtet i rendit.
Dëshmia më flagrante e rendit në duart e krimit në Shqipëri, qëndron në faktin se për 12 të vrarë dhe të plagosur në muajin gusht, narkopolicia e Edvin Mafisë, gjeneral Hashashit dhe Ardi Eskobarit ka ndaluar vetëm 2 persona, pra në 92% të rasteve, vrasësit mbeten të lirë, rezultat ky afër zeros i narkouniformave të narkoshtetit.
Ky rezultat afër zeros lidhet në të gjitha rastet me faktin se vrasësit janë banda të partisë ose vrasjet i kryejnë në bashkëpunim të ngushtë me Policinë.
Kështu, vrasja e Endrit Çelës nga Kusët, e lidhur si mishi me kockën me Partinë e Krimit gjer në nivelet më të larta, u mbajt e fshehur për 8 orë nga Shefi i Komisariatit 2 vetëm e vetëm që t’u jepte mundësi vrasësve Kusi të largoheshin në drejtim të paditur.
Po kështu, vrasësit e biznesmenit në Vlorë shëtisin të lirë në qytet madje kërcënojne edhe familjen e viktimave, sepse i mbron Policia.
Po kështu, Santjago u vra nga vrasës të lidhur me Policinë vetëm se ai filloi të shoqërohej me Saimir Trafikun dhe kjo ishte e mjaftueshme që të urdhërohej eleminimi i tij.
Autori i vrasjes së fundit në Selenicë, Tesi i partisë, i dënuar me përjetë në vendin fqinj për vrasjen e dy shtetasve italianë, pritet të kryejë i mbrojtur nga Policia, vrasjen e radhës.
Pra, në narkoshtetin e Edvin Mafisë, gjeneral Hashashit dhe Ardi Eskobarit, krimi bën ligjin dhe narkopolicia është në funksion të tij!