Mijëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së opozitës për të bllokuar të paktën 5 pika kyçe në akset kombëtare të vendit. Protesta ka nisur njëkohësisht në të gjitha vendet e përcaktuara më parë, duke paralizuar qarkullimin e mjeteve.
Kjo është hera e parë që opozita aplikon një formë të mosbindjes civile, duke bllokuar akset kryesore.
Nga protesta janë bllokuar 5 akset kryesore, Sheshin Shqiponja në Tiranë, rrugën e Milotit, rrethrrotullimin e Plepave në Durrës, autostradën Elbasan-Tiranë në Bradashesh, si dhe në Sheq (Fier) duke bllokuar kështu aksin e jugut.