InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
in Opinione
A A
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

Nga Armand Shkullaku

Pas ngjarjeve dramatike të vitit 1997, të cilat, ndonëse me kosto shumë të lartë, i hapën rrugën një epoke shumë më demokratizuese se më parë, tani, pas gati 30 vitesh, shoqëria shqiptare gjendet në një krizë që kërkon përsëri një ekulibër të ri, hapësirë të vërtetë të demokracisë përfaqësuese, pjesmarrje të drejtë në administrimin e pasurisë publike dhe vendimarrje politiko- ekonomike me bazë sa më të gjerë.

Përqëndrimi i pushtetit në duart e një njeriu të vetëm apo një grushti njerëzish rreth tij, është shkaku i parë dhe i vetëm i ngulfatjes së një populli të tërë, që sot ndihet totalisht i përjashtuar nga e drejta themelore që mban në këmbë një sistem demokratik, ajo e përfaqësimit në vendimarrje.

Nuk ka nevojë për të renditur shkaqe apo arsye të tjera se përse dhjetra mijëra qytetarë, kryesisht të rinj, janë derdhur sot rrugëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë. Edhe nëse nuk do të ekzistonte afera kriminale e Zvërnecit, diçka tjetër do ta kishte pjellë protestën kolektive si nevojë e shoqërisë për t’u mos u asgjesuar.

Në pikën kur përfaqësimi me votë, si forma më e lartë e demokracisë, është asfiksuar. Kur të zgjedhurit, që do të duhej të ishin zëri i atyre që i votojnë, janë ushtarët e kryetarit që i vendos në listë apo më keq akoma të grupeve që i financojnë dhe banditëve që i përcaktojnë, padyshim që shoqëria do të kërkojë një rrugë të re për të marrë në dorë fatet e veta.

Në pikën kur taksat e qytetarëve më të varfër në Europë përdoren për të pasuruar ekskluzivisht një klan të ngushtë në pushtet, kur qindra miliona euro shkojnë për inceneratorë fantazaëm, check- up, sterilizime, koncensione e tendera, pë përfillur ata që paguajnë çdo ditë me djersën e gjakun e tyre, sigurisht që vjen një moment që njerëzit duan që një model i tillë qeverisje të çrrënjoset.

Në pikën kur pasuria publike nuk administrohet në mënyrë të ndershme, por shqyhet në copa për interesat e një njeriu të vetëm: ndahet si plaçkë për banditët e votave, për biznesmenët që financojnë fushatat apo të huajt që lobojnë për ta mbajtur në pushtet, patjetër që të zotët e kësaj pasurie do të ngrihen për ta shpëtuar atë.

Në pikën kur propaganda ka mbytur zërin qytetar, kur shoqëria nuk ka asnjë mundësi të shpalosë shqetësimet dhe të vërtetat e saj, kur në të gjitha mediat mbizotëron vetëm versioni i fjalimeve pafund të liderit- sundimtar, pikërisht mbi këtë shkretëtirë të së vërtetës, ngjizen platformat e reja të lirisë së shprehjes.

Pra është përjashtimi i qytetarëve nga të drejtat e tyre themelore që e ka sjellë vendin në krizë. Protesta që na befasoi të gjithëve nuk duhet parë thjesht si një revoltë e të papërfaqësuarve por si nevojë emergjente për një ekuilibër të ri në shoqëri. Edi Rama, i mbërthyer nga paranoja e humbjes së pushtetit, nuk mund ta kuptojë diçka të tillë. Ai zvarritet nga ditë në ditë duke shpresuar se protesta do të zbehet, se qytetarët do të qetësohen, se të vetët nuk do e braktisin e ai do t’i rikthehet sundimit si më parë.

Atë që Rama nuk e kupton, një tipar dallues ky i sundimtarëve kur u vjen fundi, duhet ta kuptojnë ata që sot janë rreshtuar pas hijes së tij. Ajo është hija e një skeleti politik. Protesta nuk do të ndalet deri sa shoqëria ta ketë gjetur ekulibrin e ri, si të vetmen zgjidhje për të mbijetuar. Sa më shumë të kapet me thonj Rama pas karrikes aq më të forta do të jenë pasojat e përplasjes me qytetarët. Sa më parë të largohet aq më e madhe do të jetë mundësia e gjetjes së paqes sociale pa trauma si ato të 30 viteve më parë.

Vetë Partia Socialiste duhet të ikë nga kthetrat e mafias dhe t’i rikthehet të majtës progresiste. Ata që nuk janë bërë pis në llumin e krimit, kanë sot mundësinë të rigjejnë veten në bulevard. Të braktisësh Ramën nuk është vetëm ndarje me të keqen, por është të shpëtosh edhe vendin nga më e keqja. Qëndrimi i tij në pushtet vetëm sa e shton trysninë e një revolte që është gati të shpërthejë.

Jo vetëm socialistët, por edhe ata që përfitimi, biznesi apo interesi i ka lidhur pas pushtetit, duhet të kuptojnë që vetëm rigjetja e një ekuilibri të ri mund të shmangë përplasjet dhe të sjellë paqen sociale. Për këtë duhet të gjejnë guximin ta bëjnë kurban Edi Ramën. Dhe pastaj të bien dakort për shestimin e kontureve të një Shqipërie të Re./ Lapsi

Të Lidhura

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026

35 pilula në ditë për shëndetin: rutina e Kim Kardashian që po alarmon mjekët!
Show Biz

35 pilula në ditë për shëndetin: rutina e Kim Kardashian që po alarmon mjekët!

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com