InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026
in Aktualitet
A A
Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

Deputetja e Partisë Socialiste Iris Luarasi ka zbuluar një pjesë të diskutimit të Kryeministrit me Grupin Parlamentar të PS, në ditën kur Rama debatoi edhe me Elisa Spiropalin.

E ftuar mbrëmjen e sotme në Top Story, Luarasi tha se Edi Rama kishte treguar se çdo mëngjes shprehej: “Faleminderit Zot që ekziston PS” duke shtuar se Spiropali së pari duhet t’i diskutonte shqetësimet brenda ‘familjes’, pastaj të bënte statuse publike në Facebook.

Deputetja e PS theksoi se Spiropali ka bërë beteja të fuqishme brenda partisë dhe është personalitet i PS.

Luarasi: Unë mendoj që ka edhe një sfidë tjetër në PS që është integrimi. Spiropali ka qenë Ministre e Jashtme. Një pjesë e mirë e punës kur vjen pjesa te integrimi kryhet dhe nga Ministrja e Jashtme. E gjithë politika është propagandë, por në këtë rast besoj që është një dritare oportuniteti në shtëpi. Duhet të bëhen të gjitha detyrat e shtëpisë. Unë mendoj që varianti më i mirë do ishte ta pyesnim vetë Spiropalin pse e bëri këtë. Për mua është ende e paqartë. Jam partizane e gjësë që para se t’i çojmë gjërat në publik, t’i diskutojmë brenda shtëpisë.

Basha: Po ju s’po e lini të flasë.

Luarasi: Ajo është një personalitet e PS. Ka pasur një nga postet më të rëndësishme si kryetare e Kuvendit. Që kritikat e saj të jenë totalisht të mbështetura në fakte dhe në të drejta, duhet të ishin bërë kur ti je në pushtet, sepse kjo e bën kritikën tënde më të besueshme. Kur e humbet pushtetin bëhet më e pabesueshme.

Në diskutimin e tij, Rama tha që në mëngjes kur ngrihem them: “Faleminderit Zot që ekziston PS, dhe kur mbyll sytë them “faleminderit prapë, sepse këtu të gjithë deputetët e PS nuk do të ekzistonin nëse nuk do të ekzistonte PS dhe këtu tha ju fus ju të gjithë dhe veten time”. Nuk po flasim për personalitete të spikatura që bëhen vetë, ka edhe nga ata që bëhen nga investimi i partisë apo kryetari i partisë. Unë mendoj që Spiropali ka bërë beteja të fuqishme politike për PS, por nga ana tjetër po të kandidoja, është tjetër të mbledhësh votat politike në Shqipëri, dhe tjetër të duan njerëzit.

Ti kupton që ti duhet të kesh një mbështetje të fuqishme politike, sepse pa ato struktura, sado karizmatike të jesh, votat nuk janë kaq të thjeshta për t’u marrë. Spiropali është një investim, në PS ka edhe gra të tjera të mençura, por nuk kanë marrë mundësi si Spiropali. Në një garë politike, kur jemi 2 të barabartë dhe kryetari zgjedh një nga të dyja, kjo mbetet për t’u diskutuar, është një zgjedhje subjektive. Nuk i ka diskutuar këto probleme brenda PS. Mendoj që ajo që duhet të bëjë çdo njeri që është në një parti politike është që diskutimi në fillim, para se ta bësh në faqen e FB, duhet ta bësh brenda grupit politik.

Të Lidhura

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset
Aktualitet

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset

28 Prill, 2026
Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026
Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026
Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026
Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Aktualitet

Nga zhurma te faktet: Terreni dhe institucionet konfirmojnë rolin pozitiv të “Beralb” në Pukë

21 Prill, 2026

TË FUNDIT

Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026

Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com