InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
in Opinione
A A
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

Nga Albi Lushi

🚫“Merr si pushkë jevgu”❌

Sa e sa herë e kemi dëgjuar këtë shprehje pa e ditur se lëndohet një komunitet që në thelb ka punën,paqen,besimin,harenë dhe entuziazmin.
Pse ka ardhur kjo shprehje?
Ajo vjen nga një kohë kur gjuha popullore ndërtohej shpesh mbi paragjykime. Komunitete të margjinalizuara, që kishin më pak zë dhe mbrojtje, përdoreshin si “shembuj” në shprehje negative. Këto fraza pastaj u trashëguan brez pas brezi, pa u vënë në diskutim.

Komuniteti egjiptian në Shqipëri i përket atij komuniteti që ka qindra e qindra vite në këto territore dhe ka ndihmuar në shumë drejtime për ndërtimin dhe zhvillimin e vendit.

Pa pretendime të mëdha publike dhe pa protagonizëm të sforcuar, komuniteti egjiptian ka qenë pjesë organike e jetës sonë në zeje, në punë të ndershme, në ndërtimin e lagjeve dhe ritmit të përditshëm të qyteteve. Gjithnjë të pranishëm ku kërkohet hare,në dasma,fejesa,ditëlindje me muzikën karakteristike që del nga shpirti dhe bëhet refren në buzët e qindra njerëzve. Një komunitet që farkëtoi shpata dhe parzmore në kohë luftrash dhe akoma dhe sot ky komunitet punon zeje të ndryshme që kanë të bëjnë me përpunimin e metaleve për enë të ndryshme. Qindra e qindra konsumatorë janë veshur me “dengjet” e rrobave që i sillnin ata nga jashtë në një kohë kur Shqipëria po përjetonte një transformim të shpejtë pas viteve 90’ dhe ku “firmato” ishte prurje e tyre në një kohë kur Shqipëria vishej me mall tretësor turk apo gjetiu. Dhjetra anëtarë të komunitetit kanë mbetur dëshmorë për këtë vend në dy luftrat botërore duke lënë gjurmët e tyre në mbrojtjen dhe ndërtimin e këtij vendi. Shumë rrallë për të mos thënë të pakta kanë qenë herët kur ata janë pjesë e kronikave të zezave të vrasjeve dhe krimit të organizuar në një kohë që edicionet e lajmeve flasin vetëm për këtë.

Roli i tyre nuk është thjesht ekonomik apo kulturor,por mbi të gjitha social. Ata janë shkrirë me të gjithë komunitetin shqiptar nëpër zonat ku jetojnë si të barbartë,ku “japim dhe marrim” dhe familjet tona ndërveprojnë pa cinizëm dhe pa steriotipet e mentalitetit që atyre u është dashur të mbajnë në shpinë.
Në shumë raste ,kontributi më i madh nuk është ai që duartrokitet dhe trumbetohet me të madhe,por ai që e bën të mundur që gjithçka të mos shembet.

Po u bashkëngjis një poezi të disa viteve përpara që e kam shkruar pikërisht për ta:

KOVAÇËT

Çak – çak çakërrijnë në lagjen time kovaçët
Fishkëllejnë jehonat e zërave të gjallë
Thërrasin çak – çakët në oborret dhe pragjet
Përgjigjen tepsitë dhe kazanët e rrallë.

Pastaj i lëmojnë me ca pëshpëritje
Si në kor këndojnë gjer natën kur flejnë
Godasin, goditen me të ëmblat goditje
Dhe gjuhën e përbashkët e gjejnë.

Çak – çak llamarinat dhe bakri kallaisur
Në hamoni tingujsh harejnë çak – çakët
Rinohet mes shokësh një hekur i ndryshkur,
Dhe plaken çdo ditë mes hekurash kovaçët.

Kështu në shekuj rrihen daltat dhe çekanët,
Ulërasin teneqetë, kusitë dhe govatat
Që prej Egjiptit të largët kur i nisën karvanët
U këndojnë malluar heshtat edhe shpatat.

Albi Lushi

Të Lidhura

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026

TË FUNDIT

Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve
Aktualitet

Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve

2 Gusht, 2026

Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”
Aktualitet

Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”

1 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

PLL ngre zërin kundër shkrirjes së bashkive, Axhami: Mbrojmë identitetin historik dhe të drejtat e komuniteve lokale

31 Korrik, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

28 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com