Nedim Bajrami foli pas fitores që Shqipëria arriti ndaj Andorrës.
Mesfushori u shpreh se lojtarët që u futën nga stoli në pjesën e dytë, bënë diferencën.
Sipas tij, çdo lojtar dëshiron të luajë, por diferenca mund të bëhet edhe kur futesh si zëvendësues.
“Sot kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Lojtarët që u futën në pjesën e dytë bënë diferencën.
Edhe nëse je nga stoli, futbolli kështu është, mund të bësh diferencën edhe nga stoli.
Çdo lojtar dëshiron të luajë, sepse e duam futbollin. Futbolli është moment. 10-20 minuta mund të bësh diferencën. Vazhdojmë rrugën drejt Botërorit.
Ne e nisëm 4-3-3, por pastaj kaluam në 4-2-3-1 dhe në fund doli mirë.
Unë jam te Rangers dhe jam i fokusuar aty. Shpresoj që pas kombëtares të vazhdoj të luaj. Jam në formë dhe kam vetëbesimin”, u shpreh Bajrami.











