InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Nëse je grua, ti e di që për ty po flitet shumë këto ditë.

26 Prill, 2025
in Opinione
A A
Nëse je grua, ti e di që për ty po flitet shumë këto ditë.

Nga Dojna Mema:

Si shtylla e familjes, si heroinë, si themel i shoqërisë.

Me zë të butë, me tone të ëmbla, me premtime të mëdha.

Sepse po afron 11 maji.

Dhe për një çast, ti nuk je më thjesht grua. Je nje votë.

Por unë dua të flas për ty pas 11 majit.

Kur telefoni nuk bie më për të të thirrur në miting.

Kur askush nuk të pyet si je.

Kur fytyra jote nuk del më në poster.

Sepse pas 11 majit, ti kthehesh te lodhja, te stresi, te heshtja.

Kthehesh në një nënë, një motër, një punëtore, gjithmonë në këmbë – edhe kur s’ke më fuqi.

Ti që mban barrën e gjithë familjes mbi supe.

Që mbush frigoriferin.

Që kujdesesh për të gjithë, dhe harron veten.

Që nuk ke kohë të merresh me çfarë veshin deputetet, sepse lufton të arrish fundin e muajit.

Por, ti nuk gënjehesh më nga njerëz që vishen bukur.

Sepse ti e di vota nuk është çështje shijeje.

Nuk është dekor.

Është pesha e gjithë jetës që ti mban mbi supe.

Ai që kërkon të të marrë votën, e ka kuptuar si të të flasë.

Flet bukur. Me ndjenja dhe metafora.

Në fushatë, ai të quan “shenjtore të përditshmërisë”.

Të përshëndet me frazën “Pa ty nuk funksionon ky vend”

dhe të përcjell me: “Mos harro të më votosh.”

Sepse ai e di që për një moment, mund të të bëjë të ndihesh e rëndësishme.

Dhe ai moment i mjafton – është momenti i votës.

Pastaj?

Më 12 maj ti zhdukesh nga radari i politikës.

Kthehesh te hallet. Te rroga që nuk mjafton. Tek familjarët që presin duke të parë në sy. Te urdhërat e mbrojtjes, që nuk i respekton kush.

Sepse kur një grua vritet në këtë vend, nuk ka më fjalime. Nuk ka më konferenca. As kamera. Ka vetëm një tjetër lajm te shkurtër, një tjetër heshtje më shumë.

Ironia është kur ju kërkojnë të bindni burrat të votojnë “siç duhet”.

Të jeni komandante – një ditë në katër vjet.

Të mbani peshën e zgjedhjeve, pa marrë asgjë nga ajo që vjen pas.

Por ti nuk je komandante fushate.

Ti nuk je buzëqeshje për kamera.

Ti nuk je dekor.

Ti je grua.

Dhe forca jote është që nuk i dhunon votat. Nuk i shantazhon njerëzit. Nuk luan me emocionet e të tjerëve.

Ti je ende aty – kur fushata mbaron.

Në dyert e institucioneve. Në spitale. Në kuzhina. Në punëra pa orar.

Në heshtje. Në përpjekje. Në vuajtje.

Dhe për të ndryshuar këtë vend, nuk ke nevojë të bindësh askënd.

Mjafton të votosh për veten.

Për dinjitetin tënd.

Për jetën që meriton edhe pas 11 majit.

Sepse nëse dashuria matet me votë, atëherë nuk është dashuri.

Nuk është respekt.

Është marketing.

Të Lidhura

Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?
Opinione

Dueli SPAK-qeveri; pse është pashmangshëm?

17 Dhjetor, 2025
Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale
Opinione

Siguria Kibernetike në Jetën e Përditshme Digjitale

15 Dhjetor, 2025
PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri
Opinione

PD përballë pasqyrës: Pse analiza e thelluar, hapja dhe çbunkerizimi janë sot domosdoshmëri

14 Dhjetor, 2025
Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite
Opinione

Nga Sokol Gjoni: Patriotët e çdo dite dhe patriotët e një dite

28 Nëntor, 2025
Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”
Opinione

Shpat Kasapi do të jetojë në “vallen shqiptare”

26 Nëntor, 2025
Opinion/ Kur bien maskat…!
Opinione

Opinion/ Kur bien maskat…!

24 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

PD proteston sot përpara Kryeministrisë
Aktualitet

PD proteston sot përpara Kryeministrisë

22 Dhjetor, 2025

Jonida Vokshi në qendër të vëmendjes pas Prime-it të Big Brother VIP Kosova: Gabim teknik apo lapsus live?
Show Biz

Jonida Vokshi në qendër të vëmendjes pas Prime-it të Big Brother VIP Kosova: Gabim teknik apo lapsus live?

22 Dhjetor, 2025

Horoskopi ditor 22 dhjetor 2025
Horoskopi

Horoskopi ditor 22 dhjetor 2025

22 Dhjetor, 2025

Alis triumfon në Fest 64, ‘Nân’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026
Kulturë

Alis triumfon në Fest 64, ‘Nân’ do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

21 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com