InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Nga Hajrullah Koliqi: Mësonjëtorja e Korçës, monument kombëtar

7 Mars, 2025
in Artikuj
A A
Nga Hajrullah Koliqi: Mësonjëtorja e Korçës, monument kombëtar

Nga Hajrullah Koliqi

(Në kujtim dhe respekt të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit)

Më 7 mars të vitit 1887, u themelua mësonjëtorja e parë kombëtare shqipe (shkurt: shkolla e parë shqipe), e cila ishte fryt i përpjekjeve të intelektualëve, sidomos të rilindësve shqiptarë për gjuhë e shkollë shqipe dhe përparim kombëtar. Ideatori i kësaj shkolle model ishte mësuesi i madh i kombit Naim Frashëri me shokë. Ajo është një vlerë kombëtare, monument dhe pikë referimi në trajektoren e zhvillimit të shkollës dhe arsimit të shqiptarëve, në respekt të së cilës Presidiumi i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, më 3 mars 1960, datën e 7 marsit e shpalli festë kombëtare: Dita e Mësuesit, e cila natyrshëm u shndërrua në festë iluministe përbashkuese mbarëshqiptare.

Historia na mëson se shkolla dhe arsimi i shqiptarëve edhe në gjuhën shqipe kanë një traditë të gjatë, madje shumë kohë para Mësonjëtores së Korçës. Në këtë aspekt u shquan sidomos shkollat e para katolike shqipe (shek. XVI), kleri ortodoks shqiptar, bejtexhinjtë. Edhe Gjon Buzuku e përktheu “Mesharin” në shqip (1555), për t’ua mësuar meshtarëve dhe besimtarëve katolikë ritet dhe doktrinën fetare në gjuhën shqipe, siç veproi edhe Lekë Matrënga, Pjetër Bogdani dhe klerikë të tjerë. Pjetër Mazrreku (shek. XVII) kërkoi nga Selia e Shenjtë hapjen e shkollave shqipe me arsyetimin se “Në qoftë se nuk do të merren masa me shkolla e kolegje, mbaroi ky komb. Shqiptarët po vuajnë dhe po bien përditë, sepse janë pa shkolla, pa kolegje.”

Shkollat katolike ishin shkolla me mësim kryesisht fetar, jo legale. Nxënësit (shpesh edhe mësuesit) ishin shqiptarë. Përkraheshin nga Selia e Shenjtë, por përndiqeshin nga autoritetet osmane. Megjithëse numri i tyre ishte i vogël, niveli mësimor ishte i ulët, veprimtaria e tyre ishte me pengesa e ndërprerje etj., rëndësi ka fakti se këto shkolla ishin me orientim evropian, ku mësimi u zhvillua kryesisht në gjuhën shqipe. 

Përpjekje për të mësuar dhe shkruar gjuhën shqipe pati edhe nga klerikë dhe intelektualë shqiptarë ortodoksë, si Teodor Kavalioti, Teodor Haxhfilipi etj. Shqipja ilegalisht nga nxënësit shqiptarë filloi të mësohej edhe në shkollat greke, ndonëse ajo përndiqej, si nga autoritetet osmane, ashtu edhe nga kleri ortodoks grek. Për shqipen dhe shqiptarët u diskutua dhe shkrua edhe në Akademinë e Re të Voskopojës, pastaj në Manastirin e Shjonit në Bradashesh të Elbasanit. 

Edhe bejtexhinjtë (shek. XVIII) punuan për gjuhën shqipe, për këtë “Gjuhë të bekuar…Qindisur prej Perëndisë”, siç shkruante Baba Meleq Shembërdhenji. Këta mësues popullorë të besim islam, të cilët bënë përpjekje për ta shkruar gjuhën shqipe më alfabet shkronja arabe, jo vetëm që nuk patën përkrahje nga askush, por veprimtaria e tyre ishte e dënueshme si nga tradita fetare dhe kulturore islame, ashtu edhe nga administrata shtetërore osmane. 
Të gjitha këto ishin forma të shkollës shqipe me peshë historike për historinë e arsimit dhe të shkollës shqiptare. Megjithatë, ato ishin shkolla fetare, jo gjithëpërfshirëse dhe ilegale. Dhe, duhej pritur fundi i shek. XIX, kur rilindësit shqiptarë ia dolën të themelonin shkollën e parë kombëtare shqipe “nga forma dhe nga përmbajtja”, siç thotë Luigj Gurakuqi. Ajo ishte Mësonjëtorja shqipe e Korçës, i cila filloi nga puna më 7 mars 1887. 

Mësonjëtorja Korçës konsiderohet si shkolla e parë kombëtare sepse: Së pari, ajo ishte rezultat i programit dhe i përpjekjeve të rilindësve shqiptarë, sidomos i Shoqërisë së Stambollit. Naim Frashëri ishte ai që e projektoi dhe e nxori lejen (irade) për themelimin e kësaj shkolle, me mësues dhe drejtor të parë të saj, atdhetarin militant Pandeli Sotirin. Edhe tekstet e para të saj i hartuan Naimi, Samiu dhe Jani Vreto. Bartës të drejtpërdrejtë të veprimtarisë së saj ishin edhe Koço Sotiri, Pandeli Terpo, Petro Nini Luarasi, Nikolla Nako, Ali Korça, Naum Naçi etj. Së dyti, Mësonjëtorja e Korçës ishte shkollë e shqiptarizmës, gjithëpërfshirëse, e hapur për të gjithë shqiptarë të krishterë e myslimanë. Së treti, ajo ishte vërtetë shkollë popullore, demokratike, ku vijonin mësimin fëmijë dhe të rritur, të varfër dhe të pasur, nga qyteti e nga fshati. Fillimisht kishte edhe 4-5 vajza. Së katërti, gjuhë mësimi dhe lënda kryesore ishte gjuha shqipe, të cilën Naimi e quajti “Zonjë”, por aty mësoheshin edhe lëndë e gjuhë të tjera, si: turqisht (gjuhë zyrtare), greqisht (gjuhë lokale) dhe frëngjisht (gjuhë evropiane).

Ajo ishte vatër e kulturës dhe edukimit kombëtar. Jo vetëm gjuha shqipe, por edhe akti i themelimit, objekti i shkollës, programi mësimor, tekstet shkollore, mësuesit, nxënësit e prindërit e tyre dhe veprimtaria e gjithanshme e saj, frymonin shqiptarisht. Së fundmi, Mësonjëtorja e Korçës ishte shkollë kombëtare, laike e arsimit të përgjithshëm, me orientim dhe program evropian. Kjo shkollë u çmua dhe e vlerësua nga klerikë e intelektualë shqiptarë të besimeve të ndryshme, duke përfshirë edhe Dom Ndre Mjedën, i cili me rastin e mbylljes së saj nga autoritetet osmane, i kushtoi një elegji dymbëdhjetstrofëshe, ku ndër të tjera shkruan: “Pra nji pakicë ferishte/ Qi fjalen e nanes belboshin,/ E n’agim t’jetes u msoshin/ Në zyre t’njerzis’ në dashtnim./ Të tremne në Stmaboll, otigër…”

Mësonjëtorja shqipe e Korçës, me historinë dhe veprimtarinë e saj, nuk mbeti e vetmuar. Ajo ishte shkollë model për shkollat e tjera kombëtare, kudo në trojet shqiptare. Ajo është mësimdhënëse edhe për ne aktualisht. Ajo na mëson se arsimi duhet të jetë përparësi kombëtare, se duhet të jetë preokupim dhe profesion i elitës kombëtare, e jo profesion i dorës së dytë. Mësonjëtorja e Korçës na mëson të jemi të hapur ndaj ndryshimeve dinamike të kohës, por edhe kritik ndaj tyre. Mbi të gjitha, Mësonjëtorja shqipe e Korçës dhe ideatori i saj, Naim Frashëri na mësojnë se Gjuha amtare Shqipe është Zonjë dhe se duhet ta konsiderojmë atë me respekt, ta ruajmë të pastër e ta duam me shpirt gjithnjë si një Zonjë unike, këtë taban të Kombit tonë.

Të Lidhura

Pse gratë mbi të 40-tat po zgjedhin partnerë më të rinj se vetja?
Artikuj

Pse gratë mbi të 40-tat po zgjedhin partnerë më të rinj se vetja?

7 Shkurt, 2026
Nedion Marku: Në epokën digjitale, krimi nuk mban armë — ai shkruan kode
Artikuj

Nedion Marku: Në epokën digjitale, krimi nuk mban armë — ai shkruan kode

1 Shkurt, 2026
Denada Isa: Marrëdhënia mësues–nxënës si përvojë e përditshme profesionale
Artikuj

Denada Isa: Marrëdhënia mësues–nxënës si përvojë e përditshme profesionale

18 Janar, 2026
Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut
Artikuj

Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut

17 Janar, 2026
STRATEGJIA E DREJTIMIT TË QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXMIT
Artikuj

STRATEGJIA E DREJTIMIT TË QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXMIT

8 Janar, 2026
Nedion Marku ekspert i krimit kibernetik : e-Albania po shfaq rreziqe serioze për funksionimin e shtetit online
Artikuj

Nedion Marku ekspert i krimit kibernetik : e-Albania po shfaq rreziqe serioze për funksionimin e shtetit online

29 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

Sot protesta e PD para Kryeministrisë, Sali Berisha zbulon skenarët
Aktualitet

Sot protesta e PD para Kryeministrisë, Sali Berisha zbulon skenarët

10 Shkurt, 2026

“Po shpikni imunitet hyjnor”/ Vendimi për Ballukun përplas gazetaren dhe ish-deputetin e PS: Ke ardhur për show këtu?
Aktualitet

“Po shpikni imunitet hyjnor”/ Vendimi për Ballukun përplas gazetaren dhe ish-deputetin e PS: Ke ardhur për show këtu?

10 Shkurt, 2026

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!
Show Biz

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

10 Shkurt, 2026

EMRI/ I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova!
Aktualitet

EMRI/ I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova!

10 Shkurt, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com