InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Kulturë

IN MEMORIAM/ Sot në 89-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh ISMAIL KADARE, gjurmët që la pas kolosi i letrave shqipe

28 Janar, 2025
in Kulturë
A A
IN MEMORIAM/ Sot në 89-vjetorin e lindjes së shkrimtarit të madh ISMAIL KADARE, gjurmët që la pas kolosi i letrave shqipe

89 vite më parë, më 28 janar të vitit 1936, u lind në Gjirokastër Ismail Kadareja, kolosi i letërsisë shqiptare.

Kadare ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi, sakaq ka fituar dekoratën më të lartë franceze, si ‘Komandant i Legjionit të Nderit’.

Shkrimtari i mirënjohur shqiptar, Kadare u lind në lagjen Palorto të Gjirokastrës, e njohur ndryshe si qyteti i gurtë. Vlen për t’u theksuar se vokacioni i tij për letërsinë zuri fill që në moshë të hershme, kohë kur djalosharit Kadare do t’i linte mbresë të pashlyeshme leximi i tragjedisë “Makbethi” të autorit anglez, William Shekspir. Në vendlindje do të qëndronte deri në përfundimin e arsimit të mesëm, kur përgatiti për botim ciklin e tij të parë me poezi “Frymëzimet djaloshare” (1954). Mandej, u vendos në Tiranë, ku kreu studimet e larta në degën e Gjuhë-Letërsisë dhe u diplomua për “Mësuesi”.

Në harkun e viteve 1958-1960, Kadare thelloi studimet e tij në domenin e letërsisë në Institutin “Maksim Gorki” në Moskë. Në vitin 1960, i detyruar t’i braktiste studimet për shkak të ndërprerjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe ish-Bashkimit Sovjetik, u kthye në atdhe dhe nisi angazhimin në gazetari.

Në vitin 1963, pas një retushimi të herëpashershëm, u botua romani i tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, i cili pati jehonë edhe përtej vendit. Tematika e natyrës liridashëse të shqiptarëve që vërehet në këtë vepër,  do të ishte kryefjalë edhe e romanit “Kështjella”, botuar në vitin 1970. Në këtë rrjedhë, autori u frymëzua edhe për shkrimin e romanit “Krushqit janë të ngrirë”, i cili flet mbi demonstratat e vitit 1981 të shqiptarëve të Kosovës.

Por megjithatë, pena e Kadaresë nuk do t’i kursente as kritikat ndaj traditave prapanike të shoqërisë, siç rrok romani “Kronikë në gur” (1970). Në vargun e publikimeve të pandërpera, romani alegorik “Nëpunësi i Pallatit të ëndrrave” (1981), veçohet si më i lakuari në tërësinë e veprës së Kadaresë. Në vjeshtën e vitit 1990, Kadare u largua drejt Francës dhe u rikthye në atdhe pas zhvillimeve të para demokratike.

Që prej vitit 1996, shkrimtari shqiptar është anëtar i asociuar (përjetësisht) i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës. Ai është vlerësuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare (“Man Booker Prize”, “Princi i Asturias” etj), si i përzgjedhur në radhët e shkrimtarëve botërisht të njohur, sikurse Gabriel Garcia Marquez, Günter Grass dhe Milan Kundera. Deri më tani, veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të botës.

Kadare është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit”, si edhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.

Ismail Kadare u nda nga jeta më 1 korrik 2024 në banesën e tij në Tiranë. Shkrimtari më në zë shqiptar, brenda e jashtë kufijve me librat e tij u dha mundësinë shqiptarëve të mendonin dhe ëndrronin perëndimin, përtej kufirit dhe errësirës së diktaturës.

Me anë të veprave të tij ai njohu botën me Shqipërinë, shtetin me popull me traditat dhe kulturë europiane por që ishte izoluar nga diktatura komuniste dhe ishte lënë jashtë nga Europa.

Kadare u përcoll me nderimet e larta, ku në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, dashamirës e figura të larta shtetërore të vendit, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, të botës së artit e letërsisë./Liberale.al

Të Lidhura

Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë
Kulturë

Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë

23 Maj, 2025
Letra e lamtumirës së Virginia Woolf, e cila nuk mundi të ikte pa lënë disa copëza zemre tretur në fjalë dhe mall, për burrin që e bëri të lumtur
Kulturë

Letra e lamtumirës së Virginia Woolf, e cila nuk mundi të ikte pa lënë disa copëza zemre tretur në fjalë dhe mall, për burrin që e bëri të lumtur

29 Mars, 2025
Ndriçim Xhepa: Ne bëmë art, nuk mendonim sa para do fitonim
Kulturë

Ndriçim Xhepa: Ne bëmë art, nuk mendonim sa para do fitonim

27 Janar, 2025
Kujtohet 90 vjetori i lindjes së yllit të parë të rokut në botë, Elvis Presley
Kulturë

Kujtohet 90 vjetori i lindjes së yllit të parë të rokut në botë, Elvis Presley

8 Janar, 2025
A jeni gati t’i zbuloni? Këta janë disa nga librat më të mirë të 2024-ës
Kulturë

A jeni gati t’i zbuloni? Këta janë disa nga librat më të mirë të 2024-ës

7 Janar, 2025
“Vakëfet e Korçës”, dokumentari që mban gjallë historinë dhe trashëgiminë e një krahine të rrallë
Kulturë

“Vakëfet e Korçës”, dokumentari që mban gjallë historinë dhe trashëgiminë e një krahine të rrallë

24 Dhjetor, 2024

TË FUNDIT

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”
Opinione

“Zgjedhjet e 11 Majit 2025 në Shqipëri”/Martin Henze: Manipulim Elektoral, Shtet Kleptokratik dhe Krizë Kushtetuese”

29 Maj, 2025

Sofia, feston ditëlindjen e pestë, fryti i parë i dashurisë së këngëtares Ilda Mërkuri me biznesmenin Agron Luka!
Show Biz

Sofia, feston ditëlindjen e pestë, fryti i parë i dashurisë së këngëtares Ilda Mërkuri me biznesmenin Agron Luka!

29 Maj, 2025

E talli në fushatë, në debat me Spiropalin Gaz Bardhi përmend Zegjinenë: E shoh së shpejti kryetare Kuvendi!
Aktualitet

E talli në fushatë, në debat me Spiropalin Gaz Bardhi përmend Zegjinenë: E shoh së shpejti kryetare Kuvendi!

29 Maj, 2025

E vetmuar dhe e pastrehë në SHBA, Parashqevi Simaku RRËFEN periudhën e vështirë të saj: Ku mund të shkonim…
Show Biz

E vetmuar dhe e pastrehë në SHBA, Parashqevi Simaku RRËFEN periudhën e vështirë të saj: Ku mund të shkonim…

29 Maj, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com