InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Meqë kanë filluar arrestimet dhe deportimet për emigrantët pa dokumenta…

24 Janar, 2025
in Opinione
A A
Meqë kanë filluar arrestimet dhe deportimet për emigrantët pa dokumenta…

Nga Ruben Avxhiu

Disa këshilla për shqiptarët të cilët ndodhen në atë situatë. ICE (autoriteti i emigracionit në SHBA) ka të drejtë të kryejë arrestimet por edhe ju nuk jeni pa të drejta.
Ndonëse në qendër të sulmeve thuhet se janë ata që kanë bërë krime këto janë situata ku “digjet i njomi me të thatin”.
Kur nisi Presidenti Barack Obama deportimet masive e pësuan shumë shqiptarë, të cilët jo vetëm nuk kishin bërë krime, por ishin njerëz prej vitesh me punë, shtëpi, madje edhe biznese solide.
Disa qindra shqiptarë pa dokumente janë vetëm një pikë uji mes milionave që kanë hyrë nga kufiri prej Amerikës Latine dhe mbarë botës. Por është punë fati dhe shpesh jo vërtet edhe aq punë fati
Agjentët e Emigracionit në ato vite kishin kuota për të përmbushur dhe shpesh synuan njerëzit e sistemuar e të rregullt, që nuk kishin hyrë nga kufiri, por që u gjenden adresat lehtë.
Obama ishte demokrat dhe shumica e medias heshti. Në atë kohë ankesat tona, shumë prej të cilave u botuan edhe në gazetën “Illyria” nuk shkuan larg.
Kuota dhe agjentë nën presion nga shefat e tyre ka edhe sot. Mos u bëni viktimë e përtacisë dhe abuzimit nga agjentë të tillë

Njihni të drejtat tuaja edhe nëse nuk keni dokumenta. Përcilljani atyre që njihni që mund të jenë në këtë situatë.

Ja shpjegimet që vijnë nga avokatë të emigracionit:

Nëse nuk keni dokumenta dhe agjentë të emigracionit (ICE) ju trokasin në derë, duhet të dini që gëzoni të drejtat në vijim:

Nuk ju detyron askush të hapni derën: Nuk ju detyron askush të hapni derën apo të lejoni agjentët e emigracionit t’ju hynë në shtëpi, përveç rastit kur kanë një urdhër të vlefshëm bastisjeje të firmosur nga gjykatësi. 
Një urdhër deportimi nga ICE-i nuk është e njëjta gjë me një urdhër bastisjeje. Nëse ky është i vetmi dokument që kanë, me ligj ata nuk mund t’ju futen në shtëpi, përveçse kur ju vetë bini dakort me gojë që t’i lejoni të futen. 
Nëse agjentët e ICE-it ju thonë që kanë një urdhër bastisjeje të firmosur nga gjykatësi, kërkoni që ta fusin poshtë derës ose ta mbajnë të hapur tek dritarja në mënyrë që të mund ta shihni.
Nëse urdhri nuk mban emrin dhe adresën tuaj të saktë si dhe nuk është firmosur nga gjykatësi, nuk jeni të detyruar të hapni derën ose t’i lejoni t’ju futen në shtëpi.
Nëse në një moment të caktuar vendosni të flisni me agjentët në fjalë, mund ta bëni pa qenë nevoja të hapni derën. Mund të flisni përmes derës së mbyllur ose mund të dilni vetë jashtë duke mbyllur derën.
Keni të drejtë të mos flisni. Nuk është e nevojshme të flisni me punonjësit e emigracionit ose t’i përgjigjeni pyetjeve të tyre.
Nëse ju pyesin ku keni lindur ose si keni hyrë në Shtetet e Bashkuara, mund të refuzoni të përgjigjeni ose thjesht mos flisni. 
Nëse zgjidhni të mos flisni, deklarojeni këtë me zë “I choose to remain silent.” (Kam zgjedhur të mos flas.) 
Mund të refuzoni të tregoni dokumentat e identitetit të cilat tregojnë se nga cili vend jeni. 
Mos tregoni dokumenta të rremë dhe mos gënjeni.
Keni të drejtën të flisni me një avokat. Nëse ju kanë ndalur ose ju kanë marrë në paraburgim, keni të drejtë të kontaktoni menjëherë një avokat ose të merrni një telefonatë nga avokati. Kërkoni një kopje të Detainee Handbook (manualit të të arrestuarit) për të kuptuar rregullat që lidhen me qendrën e paraburgimit.
Madje edhe nëse nuk keni avokat, mund t’u thoni zyrtarëve të emigracionit që dëshironi të flisni me një avokat.
Nëse keni avokat, keni të drejtë të flisni me të. Nëse keni një formular G-28 të firmosur që tregon që keni avokat, jepjani zyrtarit të emigracionit.
Nëse nuk keni avokat, kërkoni nga zyrtari i emigracionit një listë të avokatëve që ofrojnë shërbim falas. 
Keni gjithashtu të drejtë të kontaktoni konsullatën e vendit tuaj. Konsullata mund t’ju ndihmojë të gjeni avokat.
Mund të refuzoni të firmosni çfarëdolloj shkrese derisa t’ju jetë dhënë mundësia të flisni me një avokat. 
Nëse zgjidhni të firmosni diçka pa folur më parë me avokatin, përpara se të firmosni, sigurohuni që keni kuptuar egzaktësisht se çfarë thotë dhe nënkupton dokumenti.
Keni të drejtën të flisni dhe të kërkoni t’i bëni një telefonatë falas anëtarëve të familjes apo miqve në rast se pas 10 ditëve, nuk keni të holla mjaftueshëm në llogarinë tuaj.
Njihuni me të drejtat tuaja: kur agjentët e ICE-it ju vijnë në shtëpi

Të Lidhura

Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Urim i veçantë nga Eduart Ndocaj për vajzën e tij në 25-vjetor: “Je poezi që ecën mbi tokë”
Lifestyle

Urim i veçantë nga Eduart Ndocaj për vajzën e tij në 25-vjetor: “Je poezi që ecën mbi tokë”

13 Shtator, 2025

Pas Thethit, vijon shembja e bujtinave edhe në Valbonë
Aktualitet

Pas Thethit, vijon shembja e bujtinave edhe në Valbonë

13 Shtator, 2025

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si parashikohet moti këtë të shtunë
Aktualitet

Kthjellime dhe alternime vranësirash, si parashikohet moti këtë të shtunë

13 Shtator, 2025

Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com