InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

Zbardhet letra e Sekretarit të zgjedhur të Shtetit: Biden i ka politizuar non-gratat duke goditur partnerët tanë

14 Nëntor, 2024
in Bota
A A
Zbardhet letra e Sekretarit të zgjedhur të Shtetit: Biden i ka politizuar non-gratat duke goditur partnerët tanë

Marco Rubio është përzgjedhur nga Donald Trump për postin e Sekretarit të Shtetit.

Ndërkohë, në fillim të këtij viti, Rubio kishte shprehur shqetësim për mënyrën se si po i përdor administrata e Joe Biden sanksionet ndaj partnerëve të SHBA në botë.

Më 17 janar të vitit 2024, Alejandro Eduardo Giammattei Falla, ish-president i Guatemalës, ishte shpallur non-grata nga Departamenti i Shtetit me akuzën se është përfshirë në korrupsion madhor.

Më datë 20 shkurt, një grup senatorësh të rendësishëm të republikanëve, të udhëhequr nga Marco Rubio, i dërgonin një letër presidentit amerikan, Joe Biden për këtë çështje.

Në letrën e nënshkruar nga Marco Rubio, James Risch, Bill Hagerty, James Lankford, Miachel Lee, Tim Scott, Rick Scott dhe John Cornyn, shprehej shqetësim për dizenjimin e ish-presidentit.

“Ne shkruajmë për të shprehur shqetësimin e thellë për keqpërdorimin e autoritetit të ofruar nga Kongresi nga administrata juaj për të luftuar korrupsionin në Amerikën Latine dhe Karaibe në kurriz të interesave strategjike të sigurisë kombëtare të SHBA-së”, thuhet në letër.

Ne letër thuhte se ish-presidenti i Guatemalës ishte “i përkushtuar për ekstradimin e disa kontrabandistëve të qenieve njerëzore dhe shkatërrimin e opioideve të paligjshme sintetike”, duke mbështetur Tajvanin ndaj Kinës, por edhe duke shprehur mbështetje për Izraelin në luftën e tyre me Hamasin dhe duke e shpallur Hezbollahun një organizatë terroriste.

Në të njëjtën kohë, senatorët dënuan administratën e Biden, duke deklaruar se “ka injoruar rastet e mirë-dokumentuara të korrupsionit të konsiderueshëm nga zyrtarë të qeverive të huaja që minojnë në mënyrë aktive interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së dhe mbështesin kundërshtarët e SHBA në Amerikën Latine dhe Karaibe”.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga fakti se administrata juaj duket se e ka politizuar procesin e sanksioneve për të goditur disa partnerë të SHBA-së dhe për të minuar sigurinë kombëtare dhe rajonale të SHBA-së, ndërkohë që refuzon të sanksionojë veprime skandaloze në rajon nga të tjerët”, përfundon letra, duke kërkuar përgjigje.

Image
Image

Të Lidhura

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike
Bota

Trump kritika sërish Melonit, kryeministrja italiane: S’mund të ndahet Aleanca euroatlantike

16 Prill, 2026
Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!
Bota

Konsumoi pije energjike, ndërron jetë 17-vjeçarja!/Reagon familja e së ndjerës!

16 Prill, 2026
Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”
Bota

Astronautja e NASA-s: “Toka dukej pezull, një përjetim që më tronditi”

13 Prill, 2026
Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump bën “paqe” me NATO-n: Aleatët do të na ndihmojnë në pastrimin e Ngushticës së Hormuzit

13 Prill, 2026
Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”
Bota

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”

12 Prill, 2026
“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani
Bota

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani

12 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com