Më 1888 përfundoi mësimet dhe u nis më 16 gusht në kuvendin e Fojnicës për vitin e rishtarisë. Vijoi studimet në Derventë dhe Banja Luka, ndiqte mësime edhe në Kreshevë ku njohu epikun kroat P. Grgo Martiq. Ndërmerr punimin për një studim mbi Arqipeshkvinë e Tivarit, me titullin në latinisht Metropolis Antibarensis. Kryen studimet në korrik të 1896, kur edhe kthehet në atdhe dhe meshon për herë të parë në Troshan, ku ndërron emrin në Shtjefën-Kostandin. Shërben si famullitar në Rubik, dhe verën e 1897 në Pejë dhe emërohet famullitar në Zllakuqan ku në korrik hap shkollën e parë
Autoritet kishtare e caktojnë në famullinë e Laç-Sebastes nga mesi i 1899 deri më 1905. Rihap shkollën shqipe në Laç, ku shërbeu si mësues dhe i siguronte materialet e para përmes Konicës në gusht të 1901.
Më 20 mars të 1902 duhet të ketë qenë në malin e Tomorrit. Largohet më 19 dhjetor 1905 për në bregun kroat ku punësohet mësues në Borgo-Erizzo ku zëvendëson P. Pashk Bardhin dhe po aq shpejt kërkon dorëheqjen. Shpejt kërkon largimin i tij dhe në vjeshtë merr pjesë Kuvendin e Bajrakut të Kurbinit, po atë gusht e gjejmë në Durrës. I ngarkohen kolegjet françeskane në Shkodër në vjeshtë 1906 deri më 1907 kur ka fërkime me Imzot P. Guerinin dhe konsullin austro-hungarez, në maj e emërojnë në Gomsiqe ku çel dhe shkollën më dt. 31.
KONTRIBUTI PËR KOMBIN
Vazhdojnë përpjekjet me Dom Nikollë Kaçorrin për mbarëvajtjen e kuvendeve të kurbinasve dhe futjen e armëve nga tregjet e huaja. Përshëndet këndellshëm punimet e mbajtura në Manastir. Me ardhjen e fushatave ndëshkuese radhitet me çetat komite. Merr pjesë me krerët e Pukës, Mirditës, Lezhës, Zadrimës dhe malësorëve te Bregmatës në kuvendin që u mbajt në Lezhë më 7 korrik 1913 prej Abatit në përpjekje për ta shpallur Prenkë pashë Bibdodën regjë, mbret. Më 1915 zbret në Troshan e më pas e emërojnë më 1916 në Thethin e dëmtuar nga kolera e asaj vere, ku i shkruajnë edhe KLSh si anëtar korrespondent për materiale të marra nga goja e popullit. Kalon në Prekal më v. 1917, shtëpia ku vendoset banohej nga komanda lokale austro-hungareze, e cila zaptonte ata pak ushqime të banorëve.
Më dt. 17 shtator t’atij viti shërbim në Prekal nis t’u japë mësim fëmijëve në dhomën ku banonte. Për këtë veprim ai njofton edhe Drejtorin e Përgjithshëm të Arsimit në Shkodër ku edhe tregon ndër tjera se i mbante mësimet dy herë në ditë, paradite kishte 26 djem, ndërsa pasdite 11 vajza. Tentimet e tij për të tërhequr ndihma materiale në fillim iu kushtëzuan me futjen e shkollës në objektin fetar e më vonë u shndërruan në kërcënime për ndalim veprimtarie si mësues. Dërgohet famullitar në Vlorë më 1920, i parë si halë nga autoritetet italiane. Merr pjesë në takimet me patriotët e krahinës në vjeshtën e atij vit, sipas gazetave “Politika” dhe “Mbrojtja kombëtare” i cilësuar si luftëtar i Njëzetës. Interesohej si kudo edhe për traditat e Labërisë. Më 7 qershor të 1923 emërohet sekretar i Provincës Françeskane.
Endet në krahinën e Elbasanit nga viti 1924 ku gjatë verës bashkë me Simon Shuteriqin zbulon në kishën e Shënkollit të qytetit të Elbasanit kambanën e Sopotit të Bërzeshtës, një vjetërsore e kohës së Gjergj Arianitit. Më 1926 emërohet në famullin e Zymit të Hasit të Thatë, ku vritet në vendin e quajtur Kodër Rrezina më 14 të tetorit 1929. Trupi iu bart nga sivëllau i tij françeskan P. Lorenc Mitroviq OFM përbri dëshmorit tjetër të atdheut, P. Luigj Pali OFM.
VEPRAT DHE MIRËNJOHJE
Ndërmerr qysh në moshë studentore një punim historik mbi Arqipeshkvinë e Tivarit, duke punuar të paktën gjashtëmbëdhjetë faqet e para. Botimet e para të Gjeçovit janë dymbëdhjetë poezi tek “Albania” e Konicës me emër pende “Lkêni i Hasit” (Liqeni i Hasit). Shkruan dramat “Dashtunija e atdheut” më 1901, “Kushtrimi asé Mark Kuli Kryeqitas” 1903, “Shqiptari ngadhënjyes” 1904, “Princi i dy Dibrave asé Mojs Golemi” 1904; “Shqiptari ngadhënjyes”, 1904; “Katër të lumtun, asé Edipi i Shqipnis”, 1926; një pjesë prej të cilave ende në dorëshkrim që gjenden në Arkivin Shtetëror shqiptar.
“Shqypton dramat Atil Reguli”, dramë me tri pamje të Metastasit më 1905, që e boton më 1912; “Vajza e Orleansit asé e Lumja Joana D’Ark” përkthye nga A.F. Bergamo dhe botuar më 1915; “Shna Ndou i Padues” i autorit N. Dal-Gal, 1912. Shkruan po ashtu edhe novelat, “Mnera e Prezës” 1902 dhe “Rrafgime” 1903. La pa botuar përkthime të sentencave të Sokratit, të romanit polak shumë të lexuar Quo vadis (1916) të Shenkieviçit dhe pjesëve nga ‘Scritti su Parga’ të poetit neoklasik italian Ugo Foskolo. Përveç kësaj, Gjeçovi na ka lënë si trashëgim gjithsej tridhjetë e tetë vepra origjinale ende të pabotuara, ndër to shtatë pjesë teatrore dhe disa tregime.
KANUNI SI KRYEVEPËR E AT SHTJEFEN GJEÇOVIT
Kryevepra e tij, “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, është përmbledhja më e përmendur e ligjit zakonor shqiptar. I kopsitur në 1263 nene, nisi të botohej së pari tek “Albania” e Konicës më 1897-98 dhe më pas në organin e shtypit të françeskanëve që nga dalja e Hyllit më 1913 gjer më 1924. Gjatë lëvizjes së shpeshtë ndër famullitë e Veriut prej Kurbinit deri në Rrafshin e Dukagjinit, ai mblodhi normativën e rendit tokësor ndër shtresëzimet më të “mbrame” të këtij të fundit. Shenjat e këtij punimi dukeshin qysh më 1911 kur ndikoi fort në botimin e “Visaret e Kombit” të sivëllaut V. Prennushi. Pa llogaritur artikujt e shumtë “Përralla popullore”(1903),”Doke e zakone vdekjeje”(1907), “Mënyra e jetesës në Malci” (1908), ”Doke e zakonesh dasmash”(1910-1911), “Vaje “ në raste vdekjesh (1917-1920). Një pjesë e dorëshkrimeve humbën me vdekjen e tij. Botimi i Kanunit u arrit më 1933, mbas vdekjes së mbledhësit, me një parathënie të P. Fishtës./Konica
Kryevepra e tij, “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, është përmbledhja më e përmendur e ligjit zakonor shqiptar. I kopsitur në 1263 nene, nisi të botohej së pari tek “Albania” e Konicës më 1897-98 dhe më pas në organin e shtypit të françeskanëve që nga dalja e Hyllit më 1913 gjer më 1924
Shtjefën Gjeçovi, lindi në Janjevë më 12 korrik 1873 – Zym dhe ndërroi jetë më 14 tetor 1929. Ishte frat françeskan, veprimtar i shquar i lëvizjes atdhetare, etnograf, arkeolog dhe shkrimtar shqiptar. Leu si i biri i Mat Gjeç-Kryeziut dhe Prendës në Janjevë, Vilajeti i Kosovës, Perandoria Osmane; i pagëzuar me emrin Mëhill e shkurtimisht e thirrën Hilë. Familja e tij ishte me prejardhje nga Kryeziu, një fshat i Pukës. Prindët e dërgojnë më 1884 në kolegjin françeskan të Troshanit, në Vilajetin e Shkodrës, ku mori mësimet e para që e çuan në rrugën e meshtarisë.