InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Ku shkon shqiptar?

25 Shtator, 2024
in Opinione
A A
Ku shkon shqiptar?

Nga Artan Fuga

Unë mendoj se ne shqiptarët nuk e kemi përfunduar formimin mendor, shpirtror dhe madje edhe politik si komb i pjekur përfundimisht.

Pavarësisht traditave tona gjigande në kulturë dhe qytetërim. Pavarësisht se sikurse unë mendoj shteti i parë shqiptar është në shekullin e 15 me Gjergj Kastriotin, themeluar në Lezhë, dhe jo në shekullin e 20-të.

Por, lidhja jonë shpirtrore si një komb i pjekur nuk e mbaroi dot procesin e pjekurisë së vet.

Mbetëm në gjysmë të rrugës, fatkeqësisht.

Nga kjo vuajmë sot jashtëzakonisht shumë. Shumë ngjarje dhe proceseve që prekin sipërfaqshëm politikanë që hiqen si ideologë, ideologë gjysmakë që hiqen si opinionistë, opinionistë që në fakt janë propagandistë, etj., nuk shpjegohen në mënyrë fluturake.

Fakti që procesi i pjekurisë së lidhjes sonë shpirtrore kombëtare nuk ka përfunduar, u la në mes, është thjelbi i të gjitha tragjedive tona të reja, i rreziqeve që na përballin edhe me çbërjen e mundëshme nëse nuk arrijmë t’i thërrasim mendjes!

Ku po shkon o shqiptar?

Kjo ndërprerje e formimit tonë shpirtror dhe politik kombëtar ka ardhur nga shumë rrethana që kanë nevojë të studjohen thellë jo të kemi përgjigje me klithma e të bërtitura si prej ushtarakësh në rezervë !

Gjergj Kastriotit iu ndërpre projekti i tij i formimit kombëtar që ai e pati në mendje sepse në shpatë nuk mund ta kishte, meqë shpata osmane ishte sigurisht më e fortë. Projekti i tij erdhi shpejt, si mimoza në dimër, prandaj rreshjet e shiut dhe dëborës anadolliane e thanë. Kombet e tjera evropiane në atë kohë ishin ende në gjumë.

Pesëqind vjet, mimoza sikurse do ta thoshte Sami Frashëri, ndejti e fshehur në dëborë.

Rilindasi menduan bukur mirë ta zgjonin sidomos kur panë se Stambolli po na merrte me vete. Por, edhe ata ishin shumë të ndikuar me stamboll.

Nuk kishin ç’bënin tjetër veçse na thanë se jemi një sepse flasim një gjuhë. Na mblodhën rreth një gjëje materiale, por jo shpirtrore.

Ata e krijuan kombin në letërsinë dhe ideologjinë e tyre, por mbeti një komb virtual, intelektual, në libra, sepse ideja nuk mund të rrëmbejë dhe të rrënjoset në mendjet e njerëzve, (sidomos dikur analfabetë ) kaq shpejt. Kombeve të tjerë u janë dashur disa shekujt në liri që ta bëjnë. Ne nuk na e dha historia shansin.

Pas luftrave të shekullit të 20, erdhi lufta e klasave që si mekanizëm është që ta përçajë kombin jo ta formojë.

Autoritarizmi i Enverit krijoi idenë sa me propagandë aq dhe me politikë që ne ishim formuar si komb çeliku. Por, unitetin iluzior na e krijonte mbyllja me tela me gjemba e kufirit jo lidhja jonë e përbashkët shpirtore si komb. Teli me gjemba krijoi frymëzimin që sapo të binte, shqiptari të ikte nga foleja – komb që i ishte bërë burg.

Procesi kishte mbetur përgjysëm kur u hap çdo gjë, kufij, mendja, erëra ideologjike globaliste dhe ne na ka marrë era.

Na shpërndau era globale cep më cep.

Sepse nuk ishim ngjizur ende me njeri tjetrin shpirtërisht për të qenë një komb që nuk e lë individin t’i largohet forcës cenntripete.

Ne jemi centrifugë dhe jo centripetë!

Zamku i hedhur për të na bashkuar, ngjitur, me njeri tjetrin, nuk ishte tharë mirë dhe liddhja u shqit.

Grindemi me nënë e me babë me njeri tjetrin, mbyllemi në rregjionalizma krahinore sikurse Noli na e vinte në dukje aq me cinizëm, por realisht.

Me shqiptarët kosovarë një mërzi dhe mëri që veç dreqi e kupton se kush e fut në lojë.

Hallet na bëjnë si zogjtë e kombit? Jo! Halle ka pasur boshnjaku, serbi, kroati, gjermani, francezi, italiani, greku, por nuk është gjymtuar kështu, ka qendruar, edhe kur ka ikur ka riardhur në mjaft raste.

Dalin nxënësit nga shkollimi dhe i pyet: Mor po kush ishte Petro Nini Luarasi? Të sheh me sy të habitur. Kush është Gjergj Fishta? Kujton se po i flet për ndonjë aktor filmash në Hollywood me origjinë shqiptare.

Duhet ta kuptojmë këtë se përndryshe këngët me theks kombëtar do t’i dëgjojmë vetëm në stadiume, si këngë tifozësh të ndërkryer, atje ku nuk duhet, ndërkohë që në fushë luajnë lojtarët, çunat tanë, por që nuk dihet se sa pashaporta kanë!

Të Lidhura

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Nga Denada Isa: Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor
Opinione

Nga Denada Isa: Vinjola Rota, liderja frymëzuese që kthen arsimin në forcë, besim dhe zhvillim njerëzor

29 Prill, 2026
Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
Opinione

Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

28 Prill, 2026
Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026

TË FUNDIT

Kur besimi flet shqip: momentet prekëse nga pagëzimi i nipit të Eduart Ndocajt në Milano
Aktualitet

Kur besimi flet shqip: momentet prekëse nga pagëzimi i nipit të Eduart Ndocajt në Milano

24 Maj, 2026

“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja
Kulturë

“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja

23 Maj, 2026

Axhami për Revoltën e Qafë Barit: “Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë”
Aktualitet

Axhami për Revoltën e Qafë Barit: “Pa u përballur me të shkuarën, demokracia mbetet e brishtë”

22 Maj, 2026

“Çdo pronë e lirë shtetërore t’u jepet pronarëve për kompensim”, reagon ashpër Shpëtim Axhami: Toka shqiptare nuk mund të shitet te të huajt
Aktualitet

“Çdo pronë e lirë shtetërore t’u jepet pronarëve për kompensim”, reagon ashpër Shpëtim Axhami: Toka shqiptare nuk mund të shitet te të huajt

18 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com