Nga Brikena Bogdo
Bota, aktualisht, është në një udhëkryq, ku rrezikojmë tëgjithë njëLuftë të Tretë Botërore. Luftrat, historikisht, kanëpatur një nxites të padukshëm dhe një pretekst të dukshëm. Po kjo luftë çfarënxitësi dhe preteksti ka?
Dy profetë Shën Kozmai i Etolisë (që jetoi në kohën e Ali Pashësdhe ngriti manastirin në Kolkondas, për nderin e tij) dhe Shën Paisi (ndërrroi jetë, në vitin 1994) kanë parashikuar Luftën e TretëBotërore. Profecia thotë, se në këtë luftë, do tëjetë sërish në njëpërballje, Rusia me Turqinë. Synimi i Rusisë, sipas këtyre profetëve, është zhbërja e Turqisë, brenda pak ditëve. Këto profeci, a kanë një bazë reale, sot? Çfarëelemente konflikti kanëparë profetët, midis dy vendeve? Erdogani kërkon ringritjen e Khalifatit, (shfuqizuar nga Ataturku, në vitin 1924), influencënturke në vendet e Lindjes, si kreun e muslimanizmit. Kjo, sigurisht bie ndesh me Patriarkanën ortodokse ruse, e cila po tenton tënjëjtënpolitikë, zgjerimin e influencës, përtej territoreve shtetërorë. Lufta Ruso – Turke (1878), solli humbjen ePerandorisëOtomane, dhe marrjen e tokave të pushtuara prej saj. Po tëkthehemi në memorjen historike, Krimea ka qenë pjesë e perandorisë Otomane. Krimea, mbase është ende ëndërr e synueshme edhe nga Turqia, sot? Mbase pretendimi për Krimenë, mund të jetë një thëngjill ende i ndezur, i pretendimeve të vjetra turke, krahas atyre ruse? Aktualisht,Erdogani është konsideruar si zgjidhësi i konfliktit dhe krizës, duke u faktorizuar në ngushticën e Bosforit, si rrugë kalimi mes Lindjes dhe Perëndimit. Mbase për tëgoditur Perëndimin, Rusisë do t’i duhet të heqë barrierën e Turqisë, duke e goditur atë?
Kisha ortodokse ruse ka hartuar një dokument politiko-ideologjik në Këshillin botëror të popullatës ruse, që njeh pushtimin e Ukrainës, nga Rusia si një luftë të shenjtë dhe njëfazë të re nëluftën për çlirim kombëtar, kundër regjimit kriminal të Kievit dhe Perëndimit. Dokumenti konfirmon gjithashtu autoritetin ekskluziv të kishës mbi Ukrainën moderne. Vazhdohet të përshkruhet koncepti i botës ruse, si më i gjerë se kufijtë shtetërorë, tëfederatës aktuale ruse, dhe të Rusisë së madhe historike.
Kisha ortodokse ruse pretendon se objektivi parësor, i politikës sëjashtme, duhet të jetë ribashkimi i popullit rus. Duke mbajtur njëkohësisht vendin, si lideri qëndror i një bote multipolare. Dokumenti diskuton të ashtuquajturën doktrinë tëtrinitetit, qëgabimisht pretendon, se kombi rus përbëhet nga nëngrupe etnike ruse, bjelloruse dhe ukrainase. Ajo që i bashkon është pikërsiht besimi ortodoks
Patriarku Kirill dhe kisha e tij kanë luajtur një rol qëndror nësigurimin e mbështetjes ushtarake dhe për përhapjen e influencës ruse jashtë (zgjerim influencash). Moska konfirmon tëbëjë një luftë, jo vetëm kundër Ukrainës, por edhe Perëndimit kolektiv. Këtë e bën për dy qëllime, së pari propaganda e Kremlinit pretendon, se një konflikt më i gjerë, për rrjedhojë zgjeron staturën si fuqi e madhe dhe së dyti për të krijuar çarje brenda botës perëndimore. Pra feja dhe territorialiteti janë parë që nëkohën e luftrave fetare, por edhe sot një entitet i vetëm. Feja, nëkohët antike ishte zgjeruesja e territoreve, në emër të krishtërimit dhe përhapjes së fesë sëkrishtere, sot është rojtarja e fortë e territroreve, po në emër tëkristianizmit. Më saktë, përdoret ndjeshmëria e fesë për tëzgjeruar, apo mbrojtur territore. Kristianizmi është një nga argumentet e fortë, që përdor Putin. Ai dënon Perëndimin,sepse mohon principet morale dhe të gjitha identitetet tradicionale dhe paraqet Rusinë, si rojtare të vlerave kristiane, që përbëjnë themelet e qytetërimit Perëndimor. Por Patriarku Kirill shkon përtej dhe zbulon që lufta e Moskës ështëmetafizike, kundër një rregulli ndërkombëtar, amoral dhe tiran.
Në vitin 2000, Putin përfshin konceptin e ri, të sigurisëkombëtare ruse, që përfshinte edhe një doktrinë të ndarë tësigurisëshpirtërore. Në dokument konfirmohet që duhet tëruhej siguria ruse, që synon mbrojtje të pasurisë historike, shpirtërore, kulturore, etnike ruse.
E para këto shkatërrime të pasurisë historike, shpirtërore, kultorore etnike, i filloi pikërisht komunizmi, në emër tëinternacionalizmit proletar. Rusia implementuesja ekomunizmit, shkaktoi pikërsisht shkaterrimin e traditës,elitëes, kulturës. Sot,del në mbrojtje të këtyre vlerave, duke u bërë e pabesueshme. E dyta që është më e rëndësishmja, nuk mundet që të mbrosh vlera historike, morale, etnike nëpërmjet një lufte botërore. Kjo, mëshumë, tingëllon një përpjekje përsëri për globalizëm, por me njëpol tjetër kryesor dhe dominant, Rusinë, që për këto qëllime globaliste, po përdorur fenë. Ky koncept i vitit 2000, bashkë me tëtjerë tëmëvonshëm, ilustrojnë mungesën e ndarjes mes kishës dhe shtetit, në rastin konkret një bashkëpunim, që po rrzikon njëLuftë të Tretë Botërore. Së bashku po projektojnë fuqinë e influencës ruse jashtë, për të realizuar dëshirat megallomane tëPutinit.
Kisha ortodokse ruse ka punuar palodhshëm, për të minuar përpjekjet e qeverive ukrainase, për të mbrojtur identitetin kombëtar dhe kulturor të vendit, ndryshe nga ai i Rusisë. Kishaukrainase u nda nga ajo ruse, në vitin 2018, pas aneksimit tëKrimesë, nga Rusia. Kisha ruse ka tentuar tëminojë integrimin e Ukrainës në Europë, duke denoncuar revolucionin portokalli, nëvitin 2004.
Moska dyshon dhe ka frikë se humbja e Kievit, që paraqet themelet e civilizmit rus, në mendjet e elitës ruse, do të ndiqet nga ndarja e të krishterëve ortodoksë dhe nga fundi i botës ruse (ndarja e kishave, ruse me ato ukrainase e favorizonpikërisht këtë). Prandaj sot, analistët kanë arritur nëkonkluzionin, që kisha ruse është themelore në këtë luftë, qëpo merr ngjyrim fetar, qënga koha e përhapjes së krishtërimit, por tashmë me kah tëkundërt nga lindja, në perëndim (dikur nga perëndimi, në lindje. Pra tingëllon revansh fetar, kah lindje-perëndimi). Një nga parashikimet e Nostardamusit është pikërisht, që në vitin 2028 vendet e Lindjes, do tësulmonin vendet perëndimore. Kremlini kërkon së pari statusin e Fuqisë së Madhe, së dyti çrrënjosjen e influencës perëndimore dhe së treti të trondisë rendin botëror.
Për 50 vjet të dominimit komunist në vendet e Europës Lindore, kisha u pa me dyshime dhe iu luftua influenca dhe roli i saj nëkëto vende. Sot ka ndryshuar taktikë, po përdoret pikërisht feja, nga Putin si suport i një goditje brenda trinitetit për të zgjeuar territore ruse dhe goditje të perëndimit, për dominim rus. Priftërinjtë ortodoks rus, po shenjtërojnë shumëkrime e masakra,ndaj ukrainasve.
Modeli shqiptar është ekstremi tjetër, që nisi me ndryshimin e fesë. Me rënien përfundimtare të Perandorisë Turke tokat shqiptare, u konsoderuan toka turke pa ZOT, toka për t’u shqyer. Copat e Shqpiërisë iu jepeshin ortodoksisë greke,malaze dhe serbe.
Por komunizmi realizoi eksperimentin më të egër, zhbërjen e besimit fetar, shkatërrimin e kishave dhe xhamive. Mbi njëpopull me drama mbijetese, mund të kryesh shumëeksperimente. Komunizmi në Shqipëri si forma më e egër e eksperimentit njerëzor, mbi një popull të tërë, synoi, punoi dhe realizoi, zhbërjene dy kategorive, materialistëve dhe idealistëve. Të dyja kategorive iu rrëmbeu, thelbin njerëzor materien, pronën, tokën , mallin, lekun, kategorisë sëidealistëve iu rëmbeu, fenë, mendimin, dëshirën, pasionert, shpresat, , duke mos lejuar kryerjen e riteve fetare, as jashtëdhe as brenda ambjenmteve të banimit. Feja u zëvendësua me propagandën e rreme. Feja u quajt opium për popullin, por nëfakt, kërkohej të realizohej një eksperiment që pas paganëve nuk ishte realizuar kurrë. Të lije një popull pa fe, ishte ta zhbëje nga rrënjët dhe filllesat njerëzore. Njerëzimi, nëegërsinë e mbijetesës gjeti mbështetje dhe mbrojtje pikërisht në fe dhe nëzot.
Ekperimenti ishte i egër, të provojmë se si do të jetëprojeksioni-njeri pa fe, pa besim, pa shprehje dëshirash, pa kërkuar dhe marr falje. Eksperimenti ishte si do të jetëprojeksioni-njeri pa pronë, pa tohë, pa mall, pa para. Eksperimenti filloi u bë edhe më i egër mëmizor, si do tëishte projeksioni njeri edhe pa ushqim. Në vitet 90 ky projeksion–njeri, degradoi thjesht në të mbijetuar.
Përse pikërisht në Shqipëri u projektua, u mundësua, u lejua, u zbatua ky eksperiment kaq ekstrem i paparë kurrë, sidomos nëshkatërrimin e fesë? Mund të eksperimentohej lehtësisht nëShqipëri pasi shqiptarët kanë ceduar shpesh me trojet e tyre, duke u larguar masivisht dhe duke ja rrëmbyer copat e tokës. Njëpopull i varfër të cilit, pas kryengritjeve kundër otomanëve, në vitin 1505, ju shkretua dhe dogj çdo pasuri. Pra edhe lidhje me pronën i ishte shkatërruar me shekuj.
Me besimin dhe fenë mund të eksperimentohej përsëri shumë lehtë. Një popull, që për gati dy shekuj, brenda ambjenteve tështrëpisë kryente rite katolike, ndërsa jashtë kryente rite myslimane. Ky i quajtur laramanizëm vazhdoi dy shekuj, deri kur shqiptarët dolën hapur në besimin katolik, ortodoks, apo musliman. Ky fakt tregon që shqiptarët nuk e patën tëlehtëndryshimin e fesë, por të ndodhur në zgrip të mbijetesës, përgjatë një pushtimi shfarosës otoman, çeduan, në një nga tre elementet më të fortë të identitetit të një kombi, që ështëbesimi dhe përkatësia fetare. Me rënien e perandorisëotomane, toka e Shqipërisë u vu në akand si plaçkë lufte, pikërisht për shkak tëpërkatësisë fetare muslimane (tokëturke), pas luftës Ruso-Turke.
Këto janë fakte të pamohueshme, pasi në këmbimet e territoreve, është patur kujdes nga fuqitë europiane që tëkëmbeheshin ato toka, ku banonin katolikë, p.sh të Malit të Zi,1880 do t’i jepeshin toka të fshatrave katolikë. Por në fakt shqiptarët, në ato momente dranatike, ku rrezikonin ekszistencën, ditën që të shmangnin ndasitë fetare, katolikë e myslimanë dhe luftuan sëbashku..
Eksperimenti vazhdon me marrjen përfundimisht të tokës, kjo nërang botëror, nëpërmjet shpopullimit. Një nga arsyet e forat qëngre Putin, kundër Perëndimit është Rendi i ri Botëror, ndaj të cilit ai është kundër.
Një komb e bën toka, feja, memorja historike, gjuha, traditat, elitat të formëzuara në breza. Të gjithë këta elemente u synuan tëshkatërrohen nga komunistët, me qëllimin që tëmund tëeksperimentonin më pas me këtë popull lehtësisht, si një popull pa mbrojtje. Sot në kundërt Rusia që eksperimentoi komunizmin më të egër, po përdor kishën ortodokse për tëforcuar Rusinë,zgjeruar territore, dhe influenca. Kisha ortodokse ruse po shndërrohet nga institucioni paqes, nënxitëse të një Lufte të TretëBotërore. Një nga nxitësit themelorë në luftën Ruso-Ukrainase është Patriarkana Ortodokse Ruse.
Historikisht luftrat kanë patur qëllim zgjerim territoresh dhe influencash. Ndjeshmëria ndaj fesë është përdorur për këto qëllime. Pra përhapja e fesë shoqërohej me zgjerime territoresh ( kjo në luftërat fetare). Komunizmi ishte i vetmi regjim që tentoi tëzhbëjë influencën e fesë, për të realizuar një territor të vetëm (shtete pa kufij dhe territore) në emër tëinternacionalizmit proletar, apo si quhet sot, globalizmi. Nëkohën e komunizmit u tentua minimizimi i rolit të kishës, nëtë gjithë vendet e lindjes, por u arrit egërsisht vetëm nëShqipëri, duke i shkatërruar kishat dhe xhamitë.
Të dyja rastet si tentativa e zgjerimit të territorit e nxitur nga Patriarkane Ortodokse, apo ajo komuniste për të zhbërë besimin fetar, për të shkulur me rrënjë edhe ritet fetare, janë ekstreme, që kanë shkaktuar luftëra dhe po vazhdojnë të rrezikojnë luftëraglobale, dhimbje, shkatërrime, varferi dhe humbje jetë njerëzish.