InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Kulturë

I biri rrëfen të pathënat e aktorit të madh, Kadri Roshit

11 Janar, 2024
in Kulturë, Lajme, Të ndryshme
A A
I biri rrëfen të pathënat e aktorit të madh, Kadri Roshit

Kliti Roshi, i biri i kolosit të artit shqiptar, Kadri Roshi, i ftuar në emisionin “Mirëmëngjesi Shqipëri” në RTSH foli për jetën dhe punën e aktorit të madh dhe kontributin mbresëlënës që ai la pas.

“Të gjithë artistët e brezit dhe plejadës së Kadri Roshit kanë qenë, janë dhe do të mbeten gjithmonë të gjallë. Ata nuk kanë datë tjetër veçse atë të lindjes. Ky është fati i artistëve të vërtetë,” tha Roshi.

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes, Kliti Roshi do të organizojë një aktivitet në nder të artistit të madh. “Është një aktivitet i cili ka tre vjet që më ka lindur në mendje dhe mund të them me gojën plot që është bërë me iniciativën e familjes. Ka pasur ndihma nga kompani të ndryshme private dhe shtetërore.

Po plotësoj një boshllëk timin që e ndieja vërtet si një borxh ndaj tij, prandaj mendova që për 100-vjetorin të organizoja diçka të bukur, ku vlera e së tërës është të kujtohen dhe të mos zhduken, se ‘nuk është vdekje kur mbulohesh me dhe. Vdekja e vërtet është harresa’,” tha Roshi.

Ai theksoi gjithashtu se në eventin e organizuar tek ArTurbina për 100-vjetorin e Kadri Roshit do të promovohet edhe libri mbi jetën e aktorit.

“Libri mban emrin tim aty lart, por është shkruar nga 90 persona publikë. Ata kanë shprehur mendimet, emocionet, kanë rikujtuar takimet me babain. Jeta e gjallë e Kadriut është sjellë nga shkrimi i 90 personazheve,” tha Kliti Roshi.

Një ndër gjërat më pikante që i biri tregoi për “Nderin e Kombit” Kadri Roshi ishte dhe e folura belbër, të cilën ai e fitoi duke imituar dhe që nuk ishte e lindur.

“Nëse Kadri Roshi u bë ai që u bë, mund të them më shumë në saje të punës. Duhet të dini që Kadri Roshi ka luajtur gjithë jetën si rezultat i një gabimi që bëri. Ka luajtur kur ka qenë gagaç, i merrej goja, sepse kur ishte i vogël atje në Ballsh ishte një familje me 11 vet dhe ky e imitonte në mënyrën më të përsosur, por iu ngjit.

Nuk ishte e lindur. U bë! Në skenë nuk ka ditur kurrë t’i merrej goja me përjashtim kur ka luajtur Mit’hat Frashërin, që ka qenë gagaç në jetë tek “Karavidhet”.

Nuk mund të behësh aktor pa kulturë. Kadri Roshi kur ka bërë ‘Arturo Uin’ në vitin 1971 e ka interpretuar për herë të parë dhe në 6 muaj prova ai ishte më i saktë sesa historiani më i madh gjerman,” tha i biri i aktorit të madh.

Të Lidhura

Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026
Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026
Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026
Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën
Të ndryshme

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën

10 Prill, 2026
Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026
Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…
Histori

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…

5 Prill, 2026

TË FUNDIT

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com