InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

E drejta morale dhe politike e rikthimit të Lulzim Bashës!

25 Maj, 2023
in InfoPress, Opinione
A A
E drejta morale dhe politike e rikthimit të Lulzim Bashës!

Nga Edlira Devolli LEKA

Karakteristikë tejet e rëndësishme e një lideri është të dijë të mirëmenaxhojë konfliktet në tërësi, e aq më tepër brenda grupit ku bën pjesë. Konflikti i krijuar në PD nga Sali Berisha për hallet e tij, solli përplasje në të gjitha shkallët e strukturave. Situata i ngjasonte dy trenave me pasagjerë që janë për t’u përplasur pasi ndodhen në të njëjtat shina e përballë. E nëse ndodhte kjo, merret me mend dëmi i shkaktuar. Për të shmangur një përplasje të këtij niveli Lulzim Basha, me përgjegjësinë që e karakterizon, ndaloi duke bërë hap pas dhe shmangu dëmtimin e anëtarësisë. Kjo shmagie e tij nga përplasja, la Berishën vetëm në trenin e tij plot mllef ku vagonat e halleve të familjes “non grata“ e vunë para dhe e nxorën nga shinat.

A është  kthimi i Bashës në favor të tij dhe demokratëve dhe a ka moral vazhdimësia e Sali Berishës në politikë?

Ka dy arsye thelbësore, në analizën krahasuese të fakteve që shkojnë në favor të rikthimit të Lulzim Bashës në drejtimin e PD.

Sali Berisha, në deklaratën e dorëheqjes, në mbrëmjen e 27 qershorit 2013, i përlotur, me sytë në letrën e shkruar, pohoi se “largohem përfundimisht nga çdo funksion në Partinë Demokratike”. Këtij pohimi i qëndroi me konsekuencë për 8 vite, deri në momentin kur u shpall “non grata” nga Sekretari Blinken.

Vetëm në gusht të vitit 2021, tre muaj pas ndëshkimit nga Departamenti i Shtetit, i pyetur nga gazetarët për rrugën e tij politike, ndërroi qëndrim, për hallet e tij e të familjes, duke deklaruar “në politikë kurrë mos thuaj kurrë” dhe nisi më pas rrugën e “foltores”, rrugën e “Partisë Pa Emër”.

Basha as u përlot, as deklaroi ndonjëherë dorëheqje “nga gjithë funksionet në PD”. Përkundrazi, ka qenë tejet i qartë duke pohuar “po bëj një hap pas, të mos bëhem shkaktar i përçarjes së PD”.

Së dyti, Berisha u largua me një milion vota kundër, dhe e solli PD në humbjen më katastrofike në historinë e saj, në zgjedhjet e 14 majit.

Në zgjedhjet e 25 prillit 2021,  faktorë të brendshëm dhe të jashtëm u bënë barrikadë ndaj  udhëtimit të Bashës si kryeministër. Janë fakte që tashmë i dimë të gjithë. Shumë nga kryesuesit e listave për deputetë, në zgjedhjet e 25 prillit, qëndruan indiferentë,  me zero vullnet për më shumë vota.

Vetë Sali Berisha nuk doli asnjë orë nga zyra dhe pse ishte pjesë e listës së Tiranës në ato zgjedhje. Për 14 majin, i ra kryq e tërthor vendit, shtatë  herë takime vetëm në Kamëz, disa herë deri në Tropojë e Shkodër dhe mori rezultatet më ndëshkuese që e djathta Shqiptare ka marrë ndonjëherë.

Partia e Monikës dhe  Ilirit donte mbi 25 vende në listën e PD të 2021, por Basha nuk pranoi ta lëshonte PD si Berisha në prehërin e LSI.

Amerikanët çuditërisht, si asnjëherë, dhe pse ishin garantët e marrëveshjes së  reformës zgjedhore  “kyçën gojën” dhe i hapën dritë jeshile Edi Ramës të prishte marrëveshjen.

Djalli e di, dhe ata vetë e dinë se përse e penguan rrotacionin politik në vitin 2021. Bashës ju pengua fitorja me të gjitha mënyrat, nga brenda e nga jashtë. Janë këto dy arsyet e mjaftueshme që i japin Lulzim Bashës të drejtën morale dhe politike t`i rikthehet angazhimeve të tij në drejtimin e demokratëve, të të gjithëve atyre që do i bashkohen rrugëtimit euro-atlantik të PD.

 

 

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

TË FUNDIT

PLL nis betejën për zgjedhjet 2027: “Kandidatët tanë në çdo bashki”
Aktualitet

PLL nis betejën për zgjedhjet 2027: “Kandidatët tanë në çdo bashki”

20 Shtator, 2026

Analizë e romanit: “Pasqyra e thyer” të autores Vita Blloshmi Kozeli
Kulturë

Analizë e romanit: “Pasqyra e thyer” të autores Vita Blloshmi Kozeli

19 Shtator, 2026

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com