InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tirana, ndotësi më i madh i Adriatikut. Investimi 90 milionë eurosh duhej të përfundonte 7 vite më parë. Këlliçi: Veliaj nuk mendon për Tiranën, por për karrigen e Edi Ramës dhe luftën e brendshme në PS. Zotim, se pas 15 majit unë do të punoj për qytetarët e Tiranës.

21 Mars, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
Tirana, ndotësi më i madh i Adriatikut. Investimi 90 milionë eurosh duhej të përfundonte 7 vite më parë. Këlliçi: Veliaj nuk mendon për Tiranën, por për karrigen e Edi Ramës dhe luftën e brendshme në PS. Zotim, se pas 15 majit unë do të punoj për qytetarët e Tiranës.

Silvi Bardhi, zëdhënëse e fushatës së opozitës për Bashkinë e Tiranës:

Ndodhemi në Kashar, në vendin ku do të duhej të ishte impianti i përpunimit të ujërave të zeza për rreth 1 milionë banorë të Tiranës. Në këtë zonë ne kemi ardhur për të dëshmuar se një investim që duhej bërë që në vitin 2016 dhe I nisur në vitin 2014 nuk është bërë ende. Të gjitha ujërat e zeza të qytetit të Tiranës shkojnë në lumin Erzen dhe më pas ndotin Adriatikun. Kjo është një e vërtetë që ne kemi ardhur ta dëshmojmë. Tirana është kthyer në ndotësin më të madh të Adriatikut.
Belind Këlliçi, kandidat për Bashkinë e Tiranës: Dhe në fakt nuk e meriton asnjë kryeqytet europian këtë lloj realiteti dhe aq më tepër kryeqyteti jonë Tirana. Historia është shumë e thjeshtë. Investimi ka nisur që në vitin 2014 ku ka patur kohë, ju shihni tabelën pas nesh, ka patur kohë deri në Dhjetor të 2016 për t’u mbyllur ky investim dhe për mos ta lënë Tiranën të vetmin kryeqytet në Europë ku ujërat e zeza kalojnë përmes kryqytetit sepse të gjithë e dimë që ujërat e zeza kalojnë çdo ditë përmes Lanës. Kështuqë kjo tregon pikërisht fokusin kryesor që ka sot kryetari I bashkisë. Ai nuk e ka fokusin fare te problemet e qytetit, nuk e ka fokusin fare te hallet, te shqetësimet e qytetarëve, por e ka te loja politike, te karrigia e Edi Ramës dhe te lufta e brendshme në Partinë Socialise. Kjo nuk I intereson qytetarëve. Qytetarëve iu intereson që investimet që vijnë, paratë e taksapaguesve, por edhe kur janë donacione, kur janë edhe para të huaja të partnerëve ndërkombëtarë që vijnë për të ndihmuar edhe për të rregulluar jetën e këtyre qytetasve, ato para të shkojnë në destinacion. Ky është një nga të shumtat raste, ky projekt, ku paratë dhe vullneti kanë qenë të gatshme, por mungon vullneti i kryetarit të bashkisë, sepse fokusi ii tij nuk është aspak përditshmëria juaj, halli dhe problem i qytetarit, por është halli i tij personal dhe sa bukur del ai në televizor. Unë sërish jam këtu për të dhënë zotimin tim që do të vij shumë shpejt dita pas 14 Majit që së bashku ne të punojmë për Tiranën. Do të kemi një kryetar bashkie edhe një bashki që punon për qytetin dhe jo qytetin që punon për kryetarin e bashkisë. Nuk do të kemi më para të taksapaguesve që shkojnë për luks, për paga për qoka, por këto para do të shkojnë për shërbime. Do shkojnë për kopshte, për shkolla, për çerdhe, për rrugë, për të përmirësuar komplet infrastrukturën në Tiranë dhe do të shkojnë aty ku i nevojiten qytetit. Duke mos harruar një nga premtimet e mia kryesore që dhe paratë e inceneratorit të Tiranës nuk do të shkojnë më për t’u djegur, se e vetmja gjë që ka ndodhur me inceneratorin është që janë djegur milionat e eurove të kryeqytetit dhe janë para korrupsioni, por ato para korrupsioni do të stopojnë që në datë 15 Maj dhe do të destinohen për të ndërtuar kopshte, shkolla dhe çerdhe që aq shumë i nevojiten kryeqytetit tonë. Faleminderit!

Të Lidhura

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026
Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026
Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”
Aktualitet

Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”

15 Qershor, 2026
Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”
Aktualitet

Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”

14 Qershor, 2026
Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

14 Qershor, 2026
Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona
Aktualitet

Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona

12 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com