InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Belind Këlliçi me qytetarët tek “Rruga e Kavajës”: Votat do t`i ruajmë, vetëm çojini në kuti.

21 Mars, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A
Belind Këlliçi me qytetarët tek “Rruga e Kavajës”: Votat do t`i ruajmë, vetëm çojini në kuti.

“Votat do t`i ruajmë”,- këtë premtim u dha qytetarëve në kryeqytet, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.

Gjatë ecjes që zhvilloi në zonën e “Rrugës së Kavajës”, Këlliçi shtrëngoi duart me dhjetra qytetarë dhe intelektual të Tiranës, të cilët i uruan fitoren në 14 maj. Një ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve është vjedhja e votës gjatë procesit të numërimit. Por, Belind Këlliçi garantoi qytetarët se vota e tyre do të mbrohet dhe garantohet, ndërsa u bëri thirrje të gjithë banorëve të kryeqytetit të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 majit.

“Gëzohem njëherë të shihemi personalisht. Kemi shpresa te ju rinia, por këta vjedhin votat”,-u shpreh një qytetar i Tiranës. Belind Këlliçi i shprehu garacinë qytetarit, se vota në 14 maj do të mbrohet nga vetë ai.

“Votat do t`i ruajmë dhe garantojmë. Vetëm duhet me shku vota te kutia.

Vetëm kaq, ju çoheni në kuti, pjesën tjetër do duhet ta bëj unë. Jam aktualisht deputet i Tiranës, po i lë të gjitha për t’u futur në këtë garë që mendoj se duhet një model ndryshe. Përballë Erion Velisë jam unë”- u shpreh kandidati i opozitës.

Shpopullimi i vendit dhe largimi i të rinjve ishte tjetër temë, të cilën qytetarët e Tiranës e diskutuan gjatë takimeve me Belind Këlliçin.

“Unë jam këtu, fëmijët ikën. Në Angli është goca, thonë shyqyr që ikëm. Por jo shyqyr që ikën, se s`po pijmë dot një got ujë. Ne jemi çuna Tirane. Turp”,- tha një qytetar i Tiranës gjatë takimit me Belind Këlliçin. Një zonjë teksa i uroi fitoren kandidatit të opozitës në zgjedhjet e 14 majit, u shpreh se duhet ndryshim për të ndalur shpopullimin.

“Më vjen mirë që je në kyre. Me thënë të vërtetën duhet një ndryshim që të mos na ikin të rinjtë, mos të na ikin fëmijët tanë. Do Zoti të bëhet një ndryshim, që të jemi dhe më mirë”-u shpreh zonja.

Kandidati i opozitës, Belind Këlliçi u kërkoi mbështetje qytetarëve për të larguar Erion Veliajn nga drejtimi i bashkisë dhe për t`i hapur rrugë ndryshimit.

“Këtë e ke parë se çfarë është. Me thënë të drejtën, ai fakti që ti thua që je çun Tirone, më detyron me më mbajt me këmbë në tokë dhe mos me e nxi e me e skuq faqen. Mos me bë me turp as nonën, as babën tim as familjen. Se kë po takoj gjatë gjithë rrugës, i kanë ikur fëmijët jashtë të gjithëve. Patjetër. Duke vazhduar me këtë lloj ritmi të largimit të të rinjve është një problem i tmerrshëm, kush ka ngel, kush do e çojë para”-tha Këlliçi.

Gjatë ecjes në rrugë, Belind Këlliç takoi edhe familjarë të emrave të ndritur të artit shqiptar apo dhe intelektual të Tiranës, të cilët bashkë me qytetarë të tjerë, i kanë shprehur mbështetjen për zgjedhjete 14 majit. “Ke të fala shumë nga Hysni Zela. Gjithë familja Zela jemi me ju. Ti je krenaria e rinisë dhe e gjithë Shqipërisë, kemi besim tek ju”,-u shpreh një zonj, e familjare e artistit të shquar Hysni Zela.

Belind Këlliçi u ndal edhe te problemet e biznesit, ku një taksist tregoi sesi ky sektor po shkon drejt rrënimit për shkak të mungesës së klientëve.

“Shumë dobët. S`ka njerëz, se po të ketë njerëz. Kam dalë prej orës 7 në mëngjes dhe kam bërë vetëm një rrugë”,-u shpreh taksisti.

Belind Këlliçi u tha qytetarëve se largimi i Erion Veliajt është në dorën e tyre, duke u bërë ftesë që të bashkohen në fushatë për të dhënë secili kontribut në fitoren e 14 majit.

Të Lidhura

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme
Aktualitet

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme

30 Mars, 2026
Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara
Aktualitet

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara

29 Mars, 2026
Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin
Aktualitet

Skandali seksual në KLP/ Pyetet në SPAK gruaja që denoncoi Olger Eminaj! BKH i kontrollon telefonin

28 Mars, 2026
Gjirokastër/ Policia zbërthen rrjetin e emigrantëve të paligjshëm, 2 në pranga dhe 2 automjete të sekuestruara
Aktualitet

Goditet skema e mashtrimit në Gjirokastës/ 35 biznese viktima të 26-vjeçarit që hiqej si zyrtar

28 Mars, 2026
Një zë i fortë në kohë sfidash/ Enkelejda Veliu hyn në garë për të udhëhequr Partinë Demokratike në Fier
Aktualitet

Një zë i fortë në kohë sfidash/ Enkelejda Veliu hyn në garë për të udhëhequr Partinë Demokratike në Fier

28 Mars, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë/ Të plagosurit dërgohen te Spitali i Traumës
Aktualitet

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë/ Të plagosurit dërgohen te Spitali i Traumës

28 Mars, 2026

TË FUNDIT

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme
Aktualitet

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme

30 Mars, 2026

HOROSKOPI I DITËS së sotme, hënë 30 mars 2026!
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS së sotme, hënë 30 mars 2026!

30 Mars, 2026

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara
Aktualitet

Rikthehet ora verore, akrepat zhvendosen 1 orë përpara

29 Mars, 2026

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin
Bota

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

29 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com