InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Topalli e thotë me bindje: Në 14 maj fitojmë të gjitha Bashkitë e qarkut të Lezhës, pushteti s’do kundërshtarë në zgjedhje

15 Mars, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Topalli e thotë me bindje: Në 14 maj fitojmë të gjitha Bashkitë e qarkut të Lezhës, pushteti s’do kundërshtarë në zgjedhje

Ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli tha  me bindje se Rithemelimi do të fitojë të tri bashkitë e qarkut të Lezhës në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Topalli ngriti shqetësimin, lidhur me shpopullimin e vendit, duke u shprehur se kjo nuk është diçka që mund të tolerohet në kombin tonë të vogël, ndërsa edhe shkalla e lindshmërisë është në rënie.

Mes të tjerash ajo akuzoi kryeministri Edi Rama se ka luftuar të godasë PD me veprime të marra edhe përtej oqeanit, referuar çështjes “McGonigal”. Këto deklarata Topalli i bëri gjatë takimit të organizuar nga Sali Berisha për prezantimin e kandidatit për zgjedhjet lokale të 14 majit, për bashkinë e Mirëditës, Arben Mëlyshi.

“Unë besoj se qarku i Lezhës do marrë të tre bashkitë. Kjo pritje e juaja këtu dhe ajo që i është bërë Berishës në qytetet e tjera, flet për një takim të madh që po ndodh në vendin tonë.  Në asnjë vend të botës nuk ka projeksion ekonomik kur zhvillimet demografike shkojnë si në vendin tonë.Nuk ka dhimbje më të madhe të shohësh se qindra mijëra shqiptarë kanë ikur brenda këtyre viteve të fundit. Ne jemi një komb i vogël në numër.

Përveç largimeve, edhe lindshmëria është në rënie. Një vend i tillë është i pashpresë nëse ata që mbesin këtu, nuk kanë kurajon për të përmbysur situatën. Është momenti për të thënë disa të vërteta të mëdha.

Kur ka ndodhur që një vendim gjyqësor të caktojë kryetarin e partisë, që një kryetar ka dhënë dorëheqjen të quhet kryetar dhe PD mos regjistrohet në zgjedhje se pushtetit nuk i duhet një forcë kundërshtuese, të jepen PPP në asnjë zbatim të ligjshmërisë, ku 10 vite mos bëhet indeksimi në paga e pensione. Ndodh vetëm në një vend ku opozita drejtohej nga dikush që ishte peng. Berisha i shërbeu zgjuarjes së nervit politik të shqiptarëve.

Pushteti i parasë dhe pushtetit tentojnë të blejnë, por situatat na shpjegojnë shumë gjëra, lobohej për të shkatërruar PD edhe matanë oqeanit. Unë e di që nuk është e lehtë të luftosh kundër krimit dhe fuqisë korruptuese të parasë, por kur bëhemi bashkë mund t’i ndryshojmë gjërat”, u shpreh Topalli.

Të Lidhura

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026
Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Aktualitet

Nga zhurma te faktet: Terreni dhe institucionet konfirmojnë rolin pozitiv të “Beralb” në Pukë

21 Prill, 2026
5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026
REAGIM PUBLIK/ Arjan Hamiti: Përjashtimi i KF Shkumbini kërkon rishqyrtim dhe transparencë nga FSHF
Aktualitet

REAGIM PUBLIK/ Arjan Hamiti: Përjashtimi i KF Shkumbini kërkon rishqyrtim dhe transparencë nga FSHF

19 Prill, 2026

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e enjte, 23 prill 2026

23 Prill, 2026

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com