InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Sot, Azem Hajdari do te ishte 60 vjeç/ Azem -FLAMUR , TI S’VDES KURRE!

11 Mars, 2023
in InfoPress, Opinione
A A
22 vjet nga vrasja e Heroit të Demokracisë/ Kauza për të cilën Azemi luftoi është sot më aktuale se kurrë!

Nga Bislim AHMETAJ

Vargu “Azem, flamur ti s’vdes kurrë “ i gjetur mjeshtërisht nga njëra prej penave të arta të poezizë shqipe, poetit dhe shqiptarit të shquar Gjok Beci, i vënë në gojën e këngëtarit po kaq të shquar të muzikës popullore artistit Esat Ruka, u bënë pronë e shpirtrave të lirë të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë në vitet 1998-2000. Kënga “Azem, Azem ti je gjallë” ka buçitur dhe ka mbajtur vërtet gjallë institucionin e protestës qytetare në vitet e zymta që pllakosën vendin, pas vrasjes politike të Princit të Mendjeve të Lira, deputetit demokrat Azem Hajdari. Ajo thirrje lapidare është shqiptuar miliona herë në çdo cep të Shqipërisë nga Saranda në Tropojë . Këngët e Esat Rukës dhe tenorit të famshëm Hysen Koçia u shndërruan në manifest të qëndresës, kultivuan këmbënguljen, guximin, kurajon dhe revoltën qytetare, lindën shpresën që pushteti i dhunës dhe i vrasjeve politike s’mund të instalohej për shumë kohë në Shqipëri.
Popullariteti që krijuan këngët për Azem Hajdarin ngjallën frikë në kupolën qeverisëse. Ata shkuan deri aty sa ish-Ministri i Kulturës, tani kryetar i Partisë Socialiste, zoti Edi Rama të urdhëronte, sigurisht i urdhëruar në atë kohë prej shefit të tij, zotit Nano, maspranimin në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës të një kënge polifonike që grupi folklorik i Lazaratit ia kushtonte Liderit të Lëvizjes Studentore. Pothuajse të gjitha bashkitë e mëdha të vendit e shpallën unanimisht “Qytetarë Nderi” njëriun që me karizmën, kurajon dhe guximin që e karakterizonte po frymëzonte njerëzit e lirë njëlloj si në të gjallë.
Në verën e vitit 2002, President i Republikës do të zgjidhej Alfred Moisiu, i cili me propozim të Grupimit “Dhjetor 90”, ndër dekoratat e para, dhe të parën e këtij lloji, Urdhrin “ Nderi I Kombit” do t’ia akordonte Azem Hajdarit. Në sallën luksoze të Akademisë së Arteve grupimi ynë do të organizonte një ceremoni prekëse dhe mjaft dinjitoze të emërtuar : Azem HAJDARI “Nderi i Kombit”
Në gusht të vitit 2008 Grupimi “ Dhjetor 90” do t’i propozonte Presidentit të asaj kohe, zotit Bamir Topi dhënjen e dekoratës më të lartë që ndahet në Republikën e Shqipërisë Urdhrin e “Flamurit Kombëtarë”, Prijësit të Lëvizjes Studentore Azem Hajdarit. Zoti Topi e mirëpriti propozimin duke u shprehur: “Tani do t’i jap urdhërin “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” dhe ju premtoj që gjatë presidencës time do t’i jap edhe Urdhrin e Flamurit Kombëtarë”. Edhe pse nuk kam dyshuar asnjeherë të vullneti i mirë dhe respekti që zoti Topi kishte për figurën e Azem Hajdarit për shkak të zhvillimeve të mevonshme, ai nuk arriti ta ndajë këtë dekoratë për Liderin e Dhjetorit.
Në dhjetëvjetorin e vrasjes, me 12 shtator 2008, zoti Topi i akordoi Azem Hajdarit Urdhërin “ Gjergj Kastrioti Skenderbeu” të cilin ia dorëzoi vetë zonjës Hajdari në një ceremoni solemne në Presidencë ku ishin të ftuar në shumicë ish studentë dhe protagonist të viteve 90, familjarë, politikanë dhe miq të Azemit. Urdhri “ Gjergj Kastrioti Skenderbeu” realisht është një dekoratë mjaftë dinjitoze, por që personalisht mua, më la një shije të hidhur, pasi të njëjtën dekoratë të lartë e mbante edhe Fatos Nano, personi më i artikuluar si organizator i vrasjes së Azem Hajdarit nga opozita e asaj kohe, sot në mazhorancë. Urdhëri “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”zotit Nano i është akorduar me rastin e 50 vjetorit të ditëlindjes së tij me 16 shtator të vitit 2002, vetëm një javë pasi Presidenti Moisiu kishte ndarë Urdhërin “Nderi i Kombit” për Azem Hajdarin.
Ne një takim të paradokohshëm me Presidentin Nishani biseduam në parim për dhënjën e “Urdhërit të Flamurit” për Azem Hajdarin. Tek Zoti Nishani gjeta vullnetin dhe gadishmërinë e plotë për dhënjën e kësaj dekoratë njeriut-simbol që mbolli shpresë, njëriut që rrezoi mure e theu pranga, njëriut që i bën dritë lirisë, që i bën nder shqiptarisë. Ramë të një mendje që kjo dekoratë të jepej në një përvjetor lindje. 50-vjetori i lindjes së tij ishte data dhe përvjetori më i përshtatshëm.
Ndaj sot me 11 mars të 2013, ditë kur Azem Hajdari do të festonte 50 vjetorin e lindjes së tij, ai do të mbështillet me lavdinë dhe nderin e flamurit kombëtarë, ai që më gjakun e tij edhe ma të kuq e ka ba flamurin siç do shprehej Ernest Koliqi.
Ai që bëri gjithçka për lirine, për demokracinë për çështjen kombëtare në këtë përvjetor lindjeje shterroi të gjithë mirënjohjen dhe nderimin që mund t’i bëhet një njeriu nga shteti i tij. Personalisht, por edhe në drejtim të një grupimi politik, s’kam reshtur së vepruari që vepra dhe dinjiteti i Azem Hjadarit të ngrihen në nivelin e vlerave dhe kontributeve që ai dha për Shqipërinë. Bëmë për Azem Hajdarin, për Princin e Mendjeve të Lira, atë që ndjenim se ia kishim borxh. Përfitoj nga ky rast të falenderoj Presidentët e Republikës Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe Bujar Nishani që formalizuan vullnetin tone. Duke vlerësuar e nderuar Azem Hajdarin, ata kanë vlerësuar lirinë, demokracinë, Shqipërinë. Azem Hajdari sot është Nder, Gjergj dhe Flamur Kombëtar. Vargu i këngës së shkruar para 15 vitesh “Azem, flamur ti s’vdes kurrë!” ngjiti në zemrat e njerëzve sepse ishte një varg profetik.

Të Lidhura

Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi
Opinione

Henze: Pritëm nga Rama pak më shumë inteligjencë dhe maturi, që zgjedhjet të mos manipuloheshin në përmasa si në Rusi

12 Maj, 2025
Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve
Opinione

Henze: Koha e Ramës ka mbaruar, lojërat e tij nuk pranohen më ndërkombëtarisht. duhet të japë dorëheqjen para zgjedhjeve

8 Maj, 2025
Vota për Alketa Agollin, votë për fisnikërinë dhe dinjitetin e femrës shqiptare!
Opinione

Vota për Alketa Agollin, votë për fisnikërinë dhe dinjitetin e femrës shqiptare!

1 Maj, 2025
Nëse je grua, ti e di që për ty po flitet shumë këto ditë.
Opinione

Nëse je grua, ti e di që për ty po flitet shumë këto ditë.

26 Prill, 2025
Edlira Devolli: Kur gjuha politike harron njerëzimin!
Opinione

Edlira Devolli: Kur gjuha politike harron njerëzimin!

23 Prill, 2025
Mashtrimet e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij ndaj Aftësisë së Kufizuar, nuk kanë fund edhe për 2025…!
Opinione

Mashtrimet e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij ndaj Aftësisë së Kufizuar, nuk kanë fund edhe për 2025…!

22 Prill, 2025

TË FUNDIT

Përfundon NUMËRIMI i votave në Lezhë dhe Berat/ PD kryeson me 45% të votave, PS siguron 5 mandate në Berat
Aktualitet

Përfundon NUMËRIMI i votave në Lezhë dhe Berat/ PD kryeson me 45% të votave, PS siguron 5 mandate në Berat

13 Maj, 2025

Kthjellime e vranësira në të gjithë vendin, parashikimi i MOTIT për ditën e martë
Aktualitet

Kthjellime e vranësira në të gjithë vendin, parashikimi i MOTIT për ditën e martë

13 Maj, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 13 maj 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 13 maj 2025

13 Maj, 2025

Të ndryshme

12 Maj, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com