InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Një grua e fuqizuar, një familje e fuqizuar

25 Janar, 2023
in Artikuj, InfoPress, Sociale
A A
Një grua e fuqizuar, një familje e fuqizuar

 “Jeta në fshat nuk është e lehtë për vajzat dhe gratë. Duhet të punosh shumë dhe shpesh përballesh edhe me paragjykim,” – thotë Nertila nga Korça, nënë e tre fëmijëve.

E martuar në moshën e ëndrrave, vetëm 19 vjeçe, ajo nuk arriti dot të shkollohej dhe të merrte një profesion. 36-vjeçarja kujton se i është dashur të punojë që në adoleshencë, ku bashkë me tre motrat angazhohej në bujqësi për të ndihmuar familjen. Edhe pas martesës, puna në bujqësi mbetet e vetmja mundësi për të dhe i vetmi burim të ardhurash për familjen e saj.

 “12 vitet e para të martesës nuk kanë qenë të lehta, pasi jetonim bashkë në një familje të madhe tradicionale shqiptare. Kur kaluam në folezën tonë me bashkëshortin dhe 3 fëmijët, atëherë kuptova me të vërtetë se si është të jesh një familje e bashkuar. M’u duk sikur u rimartova,”- na tregon Nertila.

36-vjeçarja është grua energjike, kurajoze dhe ambicioze. Pavarësisht se vetë nuk arriti të ketë një profesion, të gjithë të ardhurat i investon për mirëqenien dhe shkollimin e fëmijëve. Drita e parë e mëngjesit, para se të lindë dielli, e gjen atë në arë. Aty derdh gjithë mundin dhe djersën, që tre fëmijët e saj Inva, Irineo dhe Noeli të kenë gjithçka që u nevojitet.

“Për disa vite jemi marrë me kultivimin e mollëve. Kishim mbjellë rreth 8 dynymë tokë dhe ishte një punë kolosale. Fitimet nuk ishin të mëdha dhe tani po merremi me kultivimin e fasuleve. Bashkëshorti është krahu im i djathtë.  Pa të do ishte e pamundur, pasi mua më duhet të kujdesem edhe për fëmijët,” – vijon rrëfimin e saj 36-vjeçarja.

Nertila jeton në një fshat rreth 14 km në periferi të Korçës, por afërsia më qytetin nuk e ka zbutur paragjykimin në atë zonë. Mbështetja e saj më e madhë është bashkëshorti i saj, i cili ka dalë mbi mentalitetin.

 “U bëra pjesë e grupit të fermerëve me shumë dëshirë, duke mposhtur çdo paragjykim të fshatit. Në fshat ka shumë llafe, shikojnë kush hipën e kush zbret nga dera e autobusit dhe pastaj fillojnë të flasin. Megjithatë, falënderoj Zotin që kam një shok jete që më mirëkupton dhe më mbështet. Është shumë e rëndësishmë për një grua që bashkëudhëtarin e jetës ta ketë mbështetje”.

Prej disa vitesh, 36-vjeçarja është pjesë e grupit të fermerëve të World Vision Albania dhe është mbështetur me inpute të ndryshme bujqësore për të rimëkëmbur ekonominë familjare.

“Po të mos isha angazhuar me World Vision, e ardhmja ime si fermere, e burrit tim dhe e fëmijëve të mi do të ishte më e vështirë. Çdo gjë është shtrenjtuar shumë. Pandemia na dëmtoi. Jemi mbështetur me pompa spërkatëse e vaditëse dhe kjo na e ka lehtësuar punën. Edhe mbështetja me plehëra kimike na kurseu shpenzimet për bujqësinë. Lekët që do të duhej të shpenzoja për blerjen e këtyre pajisjeve, po i investoj për shkollimin e fëmijëve,”- thotë Nertila.

Përveçse fermere e zonja, Nertila është nënë dhe bashkëshorte e përkushtuar. Më një fëmijë të vogël në shtëpi, një vajzë adoleshente dhe bashkëshortin që emigron rreth 3 muaj në vit çdo dimër për të siguruar për familjen, gjetja e ekuilibrit është e vështirë për të.

“Trajnimet që kemi bërë me World Vision Albania për familjen, martesën, prindërimin më kanë ndihmuar shumë. Edhe fëmijët i kanë vlerësuar. Kuptova që kënaqësia gjendet vetem në familje, siç zbulova disa teknika të reja prindërimi. Kur je e lodhur nga puna, kur prodhimi nuk të shitet, kur fëmijët kërkojnë më shumë gjëra, nuk është e lehtë të ruash qetësinë dhe të prindërosh. Falë këtyre trajnimeve, familja jonë është më e fortë. Tani bashkëbisedojmë për çdo gjë, ndajmë shqetësimet dhe gëzimet, por edhe kalojmë kohë cilësore,”- shprehet nëna e tre fëmijëve.

Për Nertilën, përparësi ka shkollimi dhe fuqizimi i fëmijëve. Inva, vajza e saj e madhe, është gjithashtu e përfshirë në programet e World Vision Albania.

“Për njeriun, e rëndësishme është të gjejë rrethin e vet mbështetës. Për mua ka qenë bashkëshorti dhe vajza e madhe, të cilën e kam si shoqe. Ajo është pjesë e grupeve IMPACT dhe dua që të ndjekë rrugën e dijes. Të shkolloj fëmijët, ti edukoj të punojnë me ndershmëri; kjo është ajo që dëshiroj në jetë. Nëse ndihmojmë njëri-tjetrin, mund t’ia dalim,”- e mbyll rrëfimin e saj fermerja nga Korça.

Të Lidhura

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026
Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?
Artikuj

Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?

12 Mars, 2026
Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve
Artikuj

Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve

11 Mars, 2026
Udhëkryqi i reformës zgjedhore/ Mes mosbesimit dhe presionit për ndryshime të thella
Artikuj

Udhëkryqi i reformës zgjedhore/ Mes mosbesimit dhe presionit për ndryshime të thella

5 Mars, 2026
Mbi 60% e të rriturve në Shqipëri janë mbipeshë ose obezë
Sociale

Mbi 60% e të rriturve në Shqipëri janë mbipeshë ose obezë

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Digjet një apartament në Gjirokastër, ndërhyjnë tre mjete zjarrfikëse
Aktualitet

Digjet një apartament në Gjirokastër, ndërhyjnë tre mjete zjarrfikëse

14 Mars, 2026

Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve
Aktualitet

Ditë Vere mes gjelbërimit: Parku i Viroit destinacioni i preferuar i qytetarëve

14 Mars, 2026

Parku i Viroit mbushet me vizitorë për festimin e Dita e Verës
Aktualitet

Parku i Viroit mbushet me vizitorë për festimin e Dita e Verës

14 Mars, 2026

Sot ‘Dita e Verës’. Gjithçka rreth festës që bashkon të gjithë shqiptarët!
Aktualitet

Sot ‘Dita e Verës’. Gjithçka rreth festës që bashkon të gjithë shqiptarët!

14 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com