InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rritet çmimi i druve të zjarrit/ Ja sa do kushtojnë këtë dimër, gjoba për ata që ngarkojnë me gomar dhe kalë

13 Korrik, 2022
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Sociale
A A
Rritet çmimi i druve të zjarrit/ Ja sa do kushtojnë këtë dimër, gjoba për ata që ngarkojnë me gomar dhe kalë

Teksa çmimet e shumë produkteve dhe shërbimeve në vend vijojnë të rriten, duket se të njëjtin fat do të kenë dhe çmimet për lëndët drusore.

Mësohet se Qeveria shqiptare ka vendosur të rrisë çmimet e druve për përdorim për qytetarët dhe industrinë. Në projektvendimin e nxjerrë për konsultim publik nga qeveria për miratimin e çmimeve dhe tarifave për veprimtaritë që zhvillohen në fondin pyjor kombëtar vërehet një rritje e çmimit të të gjitha llojeve të lëndës drusore.

Sipas këtij projektvendimi do të ndryshojë dhe rritet me gati 50 për qind çmimi i ahut, dushkut, pishës dhe bredhit si lëndë kryesore që shërbejnë për dru zjarri. Deri më sot një m3 ah i madhësisë me gjeri deri në 22 cm kushton 1300 lekë dhe mbi 22 cm kushton 2400 lekë.

Por ky projektvendim e rrit çmimin për kategorinë e parë në 2000 lekë dhe 3500 për të dytën, duke i rritur përkatësisht me 700 dhe 1100 lekë. Një rritje të konsiderueshme do pësojë edhe dushku. Sot një m3 me gjerësi deri në 22 cm kushton 1500 lekë dhe 2700 lekë mbi 22 cm gjerësi.

Çmimi i një m3 dushk i gjerësisë deri në 22 cm do jetë 2500 lekë dhe mbi 22 cm do rritet në 4000. Në treg do të ndryshojë edhe çmimi i drurit të pishës dhe një rritje akoma më të madhe do të pësojë edhe bredhi. Po ashtu do të pësojë rritje të konsiderueshme edhe lënda drusore për përdorim të gjerë në industri. Sipas projektvendimit të qeverisë rritje do pësojnë të gjithë lëndët që rendit në kategorinë e parë.

Një m3 arrë, gështenjë, panjë dhe vidh, nga katër mijë e pesëqind lekë që kushton sot, do të rritet në shtatë mijë lekë. Po ashtu, ndryshime do pësojë plepi, rrapi dhe shelgu, ku nga një mijë e shtatë qind lekë sa kushton sot m3, do të shkojë në tre mijë lekë. Për sa i përket kategorisë së tretë, ku bëjnë pjesë bliri, frashëri, gështenja e egër, mështekna dhe vërri, nga tre mijë e treqind lekë m3 sa është sot, do të rritet në pesë mijë lekë.

Projektvendimi përcakton edhe tarifat e shitjes së pemëve të Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri. Sipas tij, një pemë me lartësi deri në 1 m do kushtojë 1 000 lekë, 1 deri 3 m 2 000 mijë lek, me lartësi mbi 7 m do kushtojë 10 000 lekë.

Ky projektvendim do të ndëshkojë edhe ata që përvetësojnë nga fondi pyjor kombëtar për përdorim vetjak. Fshatrat që do të marrin dru nga një territor pjesë e listës do të gjobiten deri në 70 milionë lekë të vjetra për hektar për shpyllëzim të fondit pyjor ose pyjeve pa miratimin përkatës, pa përdorimin e tokës. Konkretisht masat e gjobave do të jenë për një hektar trungishte 7 milionë lekë, cungishte 4 milionë lekë, shkurre 2 milionë lekë dhe në pjesë të tjera të fondit pyjor një 1 milion e 5 qind mijë lekë.

Kush zë ose përdor pa leje fondin pyjor pa i dëmtuar ato, do të gjobitet me 2 milionë e 5 qind mijë për një hektar. Gjoba të majme do të ketë edhe për fshatarët që do të përvetësojnë lëndë drusore të ndryshme nga fondi pyjor. Kushdo që merr një barrë me dru në krah, ngarkon gomarin apo kalin, do të gjobitet nga administratorët e njësive vendore dhe inspektorët e Agjencisë Kombëtare të Pyjeve. Kështu, përvetësim dhe shitja pa leje do të llogaritet në m3, barrë në krah, ngarkesë e kafshës dhe copë. Kush fshatar vetëngarkohet me dru për përdorim vetjak, do të gjobitet me 3 mijë e 5 qind lekë. Kushdo që do ngarkojë kalin e tij me një barrë për dru zjarri, do gjobitet me 9 mijë lekë dhe kush ngarkon gomarin me dru zjarri, do gjobitet me 6 mijë lekë për një barrë.

Të Lidhura

Cilat punë janë më stresuese në 2026?
Aktualitet

Cilat punë janë më stresuese në 2026?

7 Janar, 2026
Trump kërcënon udhëheqësen e re të Venezuelës me një fat më të keq se ai i Maduros
Aktualitet

Trump kërcënon udhëheqësen e re të Venezuelës me një fat më të keq se ai i Maduros

5 Janar, 2026
Lapaj: Ja intelektualët që mund të udhëheqin qeverinë e tranzicionit për 12 muaj, do të organizonin zgjedhje model
Aktualitet

Lapaj: Ja intelektualët që mund të udhëheqin qeverinë e tranzicionit për 12 muaj, do të organizonin zgjedhje model

5 Janar, 2026
Parashikimi i motit, 4 janar 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 4 janar 2026

4 Janar, 2026
Eduart Ndocaj akuzon për neglizhencë dhe kërkon hetim për aksidentet në Rrugën e Kombit
Aktualitet

Eduart Ndocaj akuzon për neglizhencë dhe kërkon hetim për aksidentet në Rrugën e Kombit

3 Janar, 2026
Parashikimi i motit, 2 janar 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 2 janar 2026

2 Janar, 2026

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, 9 dhjetor 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 9 dhjetor 2026

9 Janar, 2026

STRATEGJIA E DREJTIMIT TË QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXMIT
Artikuj

STRATEGJIA E DREJTIMIT TË QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXMIT

8 Janar, 2026

“Mashkull pervers, zhigolo”/ Babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Merrni dy-tre psikologë…
Show Biz

“Mashkull pervers, zhigolo”/ Babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Merrni dy-tre psikologë…

8 Janar, 2026

Horoskopi ditor, 8 janar 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 8 janar 2026

8 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com