InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Studimi – “Gra të fuqizuara, fëmijë të fuqizuar”

19 Maj, 2022
in Artikuj, InfoPress, Sociale
A A
Studimi – “Gra të fuqizuara, fëmijë të fuqizuar”

Vetëm 1% e grave shqiptare të anketuara janë të fuqizuara[1], ndërkohë që 6% e fëmijëve të anketuar kanë arritur mirëqenien në të gjitha dimensionet[2] e vlerësuar.

18 Maj 2022 –Sot, World Vision Albania lançoi për herë të parë në Shqipëri studimin [3] “Gra të fuqizuara, fëmijë të fuqizuar” i cili analizon marrëdhënien që ekziston mes fuqizimit [4] të nënës dhe fuqizimit/ përmirësimit të jetës së fëmijës.

Sipas gjetjeve të studimit, një nënë e fuqizuar rrit fëmijë të fuqizuar. Kjo është një ndër gjetjet kryesore të studimit të ndërmarrë nga World Vision Albania. Si rrjedhojë, fuqizimi i nënave është i lidhur ngushtë me qendrimet pozitive ndaj të mësuarit dhe marrjen e njohurive të reja. Gjithashtu, nënat që përfshihen në vendimmarrjet e familjes, kanë akses në ndihmën ligjore dhe arrijnë të mbrojnë fëmijët e tyre nga dhuna.

Mbledhja e të dhënave të këtij studimi është realizuar në harkun kohor maj-qershor 2021. Pjesë e tij janë bërë 464 fëmijë të grupmoshës 11-17 vjeç dhe 464 gra (nëna) të grupmoshës 35-50 vjeç në 8 qytete[5] të vendit. Mbledhja e të dhënave sasiore dhe cilësore është realizuar përmes telefonatave për shmangien e infektimit dhe përhapjes së COVID-19 në përputhje me protokollet në fuqi gjatë periudhës kur janë mbledhur të dhënat.

Mirëqenia e fëmijëve është thelbësore, prandaj edhe investimi për fuqizimin e nënave, adresimin e problematikave, përfshirë këtu edhe normat e dëmshme sociale, është një parakusht i domosdoshëm për të rritur fëmijë të arsimuar, me vetëbesim dhe qytetarë aktiv të së nesërmes.

Studimi

Studimi synon të mbështesë me të dhëna lidhjen mes fuqizimit të gruas dhe mirëqëniens së fëmijës. Të dhënat e këtij studimi japin pamjen vetëm për 8 zona të Shqipërisë dhe nuk janë ezauruese për të gjithë dimensionet e binomit nënë-fëmijë. Studimi shërben si bazë për ndërhyrje të mirëinformuara në këtë sektor. Gjetjet kryesore të cilat i gjeni në linkun: https://www.wvi.org/publications/report/albania/empowered-women-empowered-children

[1] Për të përcaktuar fuqizimin e grave përmes faktorëve relacionalë, u zgjodhën pesë tregues thelbësorë, përkatësisht: fuqia vendimmarrëse në familje, kontrolli mbi asetet e familjes, kontrolli mbi kalimin e kohës, aftësia për të rishpërndarë barrën e kujdesit për familjen dhe përjetimi i dhunës me bazë gjinore.

[2] arsimimi, ushqimi & shëndeti, mbrojtja e fëmijëve, zhvillimi psikosocial dhe mirëqenia mendore dhe shpirtërore.

[3] https://www.wvi.org/publications/report/albania/empowered-women-empowered-children

[4] Bazuar në kuadrin logjik, studimi eksploron se si faktorë fuqizues personal, mjedisorë dhe në nivel marrëdhëniesh familjare ndërveprojnë me njëri-tjetrin dhe se si këto tre dimensione influencojnë rezultatet thelbësore të mirëqenies së fëmijëve.

[5] Dibër, Durrës, Korçë, Kurbin, Lezhë, Librazhd, Shkodër, Tiranë.

Të Lidhura

Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?
Artikuj

Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?

12 Mars, 2026
Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve
Artikuj

Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve

11 Mars, 2026
Udhëkryqi i reformës zgjedhore/ Mes mosbesimit dhe presionit për ndryshime të thella
Artikuj

Udhëkryqi i reformës zgjedhore/ Mes mosbesimit dhe presionit për ndryshime të thella

5 Mars, 2026
Mbi 60% e të rriturve në Shqipëri janë mbipeshë ose obezë
Sociale

Mbi 60% e të rriturve në Shqipëri janë mbipeshë ose obezë

28 Shkurt, 2026
Banka Botërore: Shqipëria përballet me kosto të larta dhe cilësi të dobët në investimet e transportit
Artikuj

Banka Botërore: Shqipëria përballet me kosto të larta dhe cilësi të dobët në investimet e transportit

26 Shkurt, 2026
Sjellja e mazhorancës ngre pikëpyetje mbi vullnetin e saj, por edhe mbi kufijtë kushtetues të rolit të Kuvendit
Artikuj

Sjellja e mazhorancës ngre pikëpyetje mbi vullnetin e saj, por edhe mbi kufijtë kushtetues të rolit të Kuvendit

25 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmet izraelite kanë vrarë shkencëtarët më të mirë bërthamorë iranianë
Bota

Netanyahu: Sulmet izraelite kanë vrarë shkencëtarët më të mirë bërthamorë iranianë

13 Mars, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 13 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 13 mars 2026

13 Mars, 2026

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026

Axhami: Të hiqet imuniteti i politikanëve dhe të nisë vettingu për të gjithë zyrtarët e lartë
Aktualitet

Axhami: Të hiqet imuniteti i politikanëve dhe të nisë vettingu për të gjithë zyrtarët e lartë

12 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com